Ndonjëherë, dashuria nuk mjafton. E këtë e ka treguar fare qartë Enxhi Nasufi, këngëtarja dhe moderatorja e njohur e “Wake Up”, e cila ka folur së fundmi për mbylljen e një marrëdhënieje 7-vjeçare. Shtatë vite, dy prej të cilave në bashkëjetesë, por gjithsesi jo të mjaftueshme për të çuar këtë histori në një hap tjetër.
“Rritemi në drejtime të ndryshme” — tha Enxhi, duke mos dhënë një arsye të qartë për ndarjen, por duke lënë të kuptohet se synimet dhe ritmet e ndryshme në jetë shpesh bëhen pengesë. Dhe ndoshta ky është momenti kur dëshirat personale bëhen më të rëndësishme se kompromisi.
“Nëse unë dua të bëhem me fëmijë dhe ai nuk është gati, unë nuk do ta pres sa të jetë gati” — tha ajo.
Dhe ndoshta, në këtë ndarje, ka më shumë guxim sesa trishtim. Guxim për të mos bërë kompromis me veten, për të mos pritur pafund dikë që ndoshta nuk do të vijë kurrë në të njëjtin vend. Dhe ndoshta, ka edhe një leksion të madh këtu: ndonjëherë të duash veten do të thotë të largohesh nga ajo që nuk të përmbush më.