Sot në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania", një debat i ashpër shpërtheu midis G Banit dhe Gjestit. G Bani nuk i kurseu akuzat dhe ironitë ndaj Gjestit.

Gjithçka nisi kur G Bani rikujtoi një histori që Gjesti kishte ndarë më herët, duke treguar për ish-të dashurën e tij se si në një periudhë të vështirë financiare, ajo e kishte mbajtur atë dhe shokët e tij me para.

G Bani e përdori këtë detaj për ta sulmuar Gjestin gjatë debatit:

"Shko te shoqja jote, thuaji ta përdora emrin! Ik, thuaji që të ndihmoi të fitosh çmimin e parë! Legen mashkull, të mbajti femra! Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër, legen."

Gjesti u përpoq të mbrohej, duke e kundërshtuar:
"Legen? E ti çfarë je?"

Por G Bani nuk u tërhoq:
"Unë jam ky që jam, por si ti s’jam. Shko gjej naj vajzë me të mbajtë, me të la e me të shpërla."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)