Krisa Çaushi, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” ka rrëfyer më shumë mbi lidhjen e saj me Tirin dhe njohjen e tyre. E ftuar në TAR ajo zbuloi detaje të pathëna mbi romancën e tyre dhe lojën e BBV.
Si e prite ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 4”?
Unë isha e përgatitur që Tiri do të futej në “Big Brother VIP”, por kur më erdhi ftesa mua që të futesha bashkë me të, ngriva, mendova menjëherë për mamin. Ajo e dinte për Tirin dhe më kishte thënë: ‘Se mos guxon hyn ti se nuk të flas më me gojë’. Prindërit nuk janë mësuar me viralitetin që mund të marr, sepse nuk kam aq vite në ekran. E binda mamin dhe u qetësua se isha dhe me Tirin, nuk isha vetëm. Kështu u futa.
Si ka qenë njohja jote me Tirin?
E kam ftuar në programin tim, ka qenë i ftuari i tretë i imi, unë sa kisha nisur atëherë. Duke qenë se ishte pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, ishte më e thjeshtë që ta ftoja, kështu që kontaktova Tirin dhe ai erdhi me shumë kënaqësi. Dhe kështu u njohëm. Mendimi i parë ishte ‘sa mendjemadh qenka ky’ (qesh). Intervista shkoi shumë mirë por nuk patëm më kontakt pas kësaj. Regjisorja atëherë më tha në kufje që kishim një kimi bashkë. Pastaj erdhi Festivali, ne ndiqeshim në “Instagram” dhe më uron. Në Festival jemi lidhur akoma më shumë, ka qenë një suport shumë i madh për mua, sepse ishte hera ime e parë në një skenë të tillë.
Si erdhi puthja e parë mes jush?
Nuk isha shumë gati për një marrëdhënie të re. Ia kisha stopuar pak këtë pjesë dhe kisha mirëkuptimin e tij. Kur kishim dalë një natë për të pirë, aty ndodhi puthja e parë. Gjatë Festivalit kuptova që kisha ndjenja për të dhe u frikësova pak. Tiri është një djalë shumë i mirë, më suporton gjithmonë, jemi mbështetja e njëri-tjetrit.