Nuk ka paqe për Gjestin dhe Eglin.

Çfarë ndodhi? Një dramë që askush nuk e priste: Gjestit i duhej një “mburojë” dhe kush më mirë se një jorgan mund ta shpëtonte nga kontakti i padëshiruar? Po, shkaku i këtij reagimi të zjarrtë ka një emër. Jo, nuk është ndonjë mosmarrëveshje madhore, as ndonjë deklaratë dashurie e papritur… është një nishan.

Po, e lexuat mirë. Një nishan në këmbën e Eglit u shndërrua në burimin e një tensioni që vetëm reality show-t mund ta prodhojnë. Reagimi i Gjestit? Një përzierje habie dhe neverie, që, sipas tij, ishte e pakontrollueshme. Dhe kështu, me peshën e refuzimit mbi supe, Egli e nisi të hënën në lot, duke kërkuar ngushëllim te Danja.

Egli i rrëfeu Danjës: “Vuri jorganin në mes, nuk më preku fare me dorë. Nuk jam ndjerë kurrë më e flliqur në jetën time. I thashë: ‘Faleminderit Zotit që je këtu brenda, se po të ishe jashtë, do të të kisha fluturuar nga dritarja.’”

“Mua më bie buka nga dora dhe e ha. Por ai nishani… më terri.”-i tha Gjesti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)