Me një mesazh prekës, Klaudia Pepa ka ndarë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të saj. Një lajm që ka tronditur dhe prekur ndjekësit e balerinës, duke sjellë një valë mbështetjeje dhe ngushëllimesh nga miq, fansa dhe kolegë.

Nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Klaudia ka përshkruar me fjalë zemre figurën e babait të saj, një njeri që ajo e quan “më të mirin në botë”.

Njeriu më i mirë në botë! Më i sjellshmi, më gentili, më i urti, më i miri. Luftove shumë këtë vit… edhe ne me ty. Jam vajza më me fat që jam rritur dhe edukuar nga ti. Këtë vit të kemi jetuar aq shumë, sa doja ta ktheja kohën pas e ta kisha bërë më përpara. Të dua, babi Gimi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

Ndërsa Klaudia nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë humbje të madhe, dhimbja e saj është e dukshme dhe e ndjerë në çdo rresht të mesazhit të saj.