I ftuari më i fundit në emisionin “A je bre normal?” me Meriton Mjekiqin ka qenë G-Bani, vetëm pak ditë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP 4. Emisioni ka qenë i regjistruar.

Gjatë intervistës, G-Bani ndau shumë detaje të pathëna nga karriera e tij, përvoja në shtëpinë e BBV, marrëdhëniet me banorët dhe momente personale që nuk i kishim dëgjuar më parë.

Një nga temat që ngjalli më shumë kureshtje ishte takimi i tij me Xhenetën, për të cilin ka pasur shumë spekulime në rrjet. Por G-Bani sqaroi të vërtetën:

“Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova me atributin e gjinisë së bukur, por si një motër. Unë njoh babain e saj, kam punuar në restorantin e dajave të Xhenetës në Malmö, në Suedi. Kam punuar rreth një vit aty, në një periudhë kur isha i dënuar me detyrim paraqitje në Suedi dhe duhej të tregoja një anë më të ligjshme të karakterit tim. Kështu që, duke njohur edhe prindërit e saj, e kam takuar thjesht si një motër” – tha ai.

Në këtë takim, natyrisht, është përmendur edhe emri i Gjestit.

“Emri i Gjestit u përmend në bisedë, do ishte hipokrizi ta mohoja. Por dua të jem i qartë: unë nuk u përjashtova për shkak të Gjestit, por për shkak të veprimit tim ndaj tij. Nuk ishte faji i tij, ajo ishte një lojë nervash. Por për mendimin tim, Gjesti është një djalë që shet gjithçka — traditën, besën, gjithçka — për lojën e tij. Nuk kam nevojë t’i vërtetoj fansave të Gjestit sa e kam përkrahur unë, sepse veprat flasin vetë. Kushdo që do, mund ta shohë në videot e shumta që qarkullojnë”.