Rilindja e Fedez ka nisur në momentin kur ai vendosi të largohej nga apartamenti luksoz ku jetonte me gruan e tij të atëhershme, Chiara Ferragni, dhe fëmijët e tyre, Leone dhe Vittoria. Këtë ka zbuluar vetë reperi në një video të publikuar nga youtuberi Ale Della Giusta, i cili e ka ndjekur gjatë ditëve të tij në Festivalin e Sanremos, ku Fedez u rendit i katërti me këngën e tij “Battito”. Në videon me titullin '7 ditë me Fedez: e vërteta pas Sanremos', Federico ka treguar një nga momentet më të errëta të jetës së tij, duke shprehur: “Kam tentuar dy herë vetëvrasjen. Nuk është për të justifikuar veten, por një njeri duhet të kuptojë çfarë të kalon në mendje në ato momente. Kam pasur kancer, u ndava nga gruaja dhe më dhanë rreth 5-6 psikofarmakë njëherësh. Dhe, në të njëjtën kohë, kam pasur dy hemorragji të brendshme. Përfundoja në spital 3-4 herë në muaj”.

Sot, Fedez është i lumtur që nuk ia ka dalë t'i japë fund jetës së tij. Ai thotë: “Jam i lumtur për fëmijët e mi”, duke kuptuar se rilindja e tij ka filluar në një moment të caktuar, atëherë kur ai ka vendosur të largohej nga një jetë që, ndonëse e mbushur me pasuri, nuk e bënte të ndihej mirë. “Kam filluar të ndihesha më mirë kur kam dalë jashtë shtëpisë, një shtëpi 15 milionë eurosh, 1000 metra katrorë: nuk isha vetëm i sëmurë mendërisht, por edhe fizikisht, e ndjeja që trupi im po më linte”.

Në videon e re, reperi ka zbuluar gjithashtu se ishte shumë pranë dorëzimit në Festivalin e Sanremos. Kjo për shkak të kaosit mediatik që nisi me Fabrizio Corona, i cili, së pari, publikoi lidhjen e pretenduar të Fedez me Angelica Montini dhe më pas shpërndau thashetheme për tradhtinë e Chiara Ferragni me Achille Lauro. Dy ngjarje që i ranë shumë rëndë Fedezit, pak ditë para nisjes së Festivalit. I tronditur dhe i mposhtur nga kjo situatë, ai kishte menduar të tërhiqej: “Ciao Ale, shiko, me shumë mundësi nuk do të shkoj më në Sanremo, nuk jam në gjendje, nuk mund ta përballoj këtë situatë, jam shumë i dëmtuar”, i thotë Fedez Ale Della Giustës në një mesazh audio.

Pavarësisht gjithçkaje, Fedez arriti të gjente forcën për të ngjitur skenën e Ariston me këngën e tij për depresionin, 'Battito'. Kjo eksperiencë ka qenë për të një pikënisje e re, siç e shpjegoi ai pas Festivalit: “Dhurata më e madhe që më dha ky Sanremo është mundësia për një fillim të ri në aspektin muzikor dhe, si pasojë, një jetë të re për mua”.

Por tani mësojmë se rilindja e tij ka filluar shumë më herët. Pikërisht, atëherë kur ai ka vendosur të largohej nga shtëpia luksoze ku jetonte me familjen, një shtëpi 15 milionë eurosh, që, siç tha ai, nuk e bëntë të ndihej mirë. Ai ka vendosur të transferohet së pari në një apartament të thjeshtë në zonën e Naviglit, dhe më pas në një apartament 400 metra katrorë në Piazza Castello. Ky ka qenë fillimi i një kapitulli të ri për Fedez, ku rilindja personal nuk ka ardhur nga pasuria, por nga një zgjedhje për një jetë më të thjeshtë dhe më të vërtetë për të.