Në një botë ku dasmat madhështore janë bërë një lloj spektakli publik, Sarah Berisha zgjedh një rrugë tjetër — atë të arsyes dhe pragmatizmit. Në një intervistë të fundit për “Zë me Mirën”, ish-banorja e Big Brother VIP dhe një nga influencueset më të ndjekura në Shqipëri, hodhi poshtë thashethemet për një dasmë të afërt me partnerin e saj, DJ PM. Dhe përgjigja e saj ishte më shumë se thjesht një mohim.

“Nuk ka një dasmë në sfond. Unë mendoj që ato lekë që do të harxhonim për dasmë, më mirë që unë dhe DJ PM t’i investojmë për disa gjëra të tjera. Më mirë bëjmë një biznes ose ikim me pushime diku.”

Mesa duket Sarah dhe DJ PM zgjedhin që historinë e tyre të dashurisë ta ndërtojnë mbi investime afatgjata dhe përvoja të qëndrueshme.

Por kjo nuk do të thotë që romanca mungon. Përkundrazi, zgjedhja për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme së bashku, qoftë në formën e një biznesi të përbashkët apo udhëtimeve që ushqejnë shpirtin, është ndoshta gjesti më romantik i të gjithëve.