Kalimi i murit të shtëpisë së BBV nga Gjesti ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale. Por, mes gjithë kësaj vale komentesh dhe analizash, një reagim ka marrë vëmendje më shumë se të tjerët: ai i Ilir Shaqirit.
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP në një InstaStory postoi një video të një majmuni që kacavirret në një mur. Ndonëse qëllimi mund të ketë qenë për të sjellë një moment humori, krahasimi nuk u prit mirë nga të gjithë. Shumë e interpretuan atë si një thumbim ndaj Gjestit dhe veprimit të tij, që gjithashtu ka ngjallur reagime të ashpra.
Fansat e Gjestit nuk ishin të kënaqur me ironinë e Shaqirit, duke e cilësuar krahasimin si të tepruar dhe fyese.
Pas reagimeve të shumta, Iliri vendosi të reagojë duke thënë: “Pyetja është: lexuat diku ndonjë emër apo e imagjinuat vetë? Gjithsesi… kafshët kafshërojnë, njerëzit flasin! Secila racë tregon qartë kujt kategorie i përket, pavarësisht dyshimit ose opinionit.”
View this post on Instagram