Ditën e djeshme(e enjte), shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4” u përfshi nga një situatë e tensionuar pas disa deklaratave të forta dhe aludimeve që shkaktuan shumë zhurmë.
Gjithçka nisi kur G Bani la të kuptohet se Gjesti dhe Egli mund të kishin pasur një marrëdhënie intime. Ky koment u përhap shpejt mes banorëve, duke u kthyer në temën kryesore të diskutimeve brenda shtëpisë dhe duke sjellë reagime të ndryshme.
Në kulmin e debatit, Jozi bëri një deklaratë që shkaktoi edhe më shumë bujë. Teksa po bisedonte me Gjestin dhe Amberin në oborr, ai tha se kishte parë Rozana Radin duke bërë veprime të papërshtatshme poshtë jorganit me Livian. “Kur ka fjetur me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin, çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit,” tha Jozi.
View this post on Instagram
Pas këtyre komenteve, reagimi i Livias nuk vonoi. Ajo publikoi një InstaStory ku e quajti këtë deklaratë të pavërtetë dhe ofenduese. “Zonjës në fjalë s’ke as nderin t’ia përmendësh emrin, sidomos me këto shpifje. Llum i llumit,” shkroi ajo.