I lindur më 28 prill 1928, me origjinë nga Nisa, Yves Klein mund të konsiderohet si një nga pionerët e Artit Bashkëkohor. Piktor, mjeshtër, skulptor, fotograf, videofotograf dhe performues; veprat e tij unike dhe vizioni i tij unik për botën e dalluan atë nga artistët e tjerë. Veprat e tij blu hipnotizuese ndodhen në muzetë kryesore nëpër të gjithë botën, dhe janë një testament i këtij artisti që revolucionalizoi skenën e artit të shekullit të 20-të.   

1. Ai krijoi ngjyrën e tij

Yves Klein ishte i bindur se artistët e së ardhmes do të krijonin vetëm pjesëza monokromi. Sipas Klein-it vet thelbi i artit gjendej në pastërtinë e ngjyrave të përdorura, duke qënë se kjo e lejonte shikuesin që të zhytej në ngjyrime të papërlyera. Më pas, ai mori vendimin që të sfidonte jetën e tij përgjithmonë; duke u fokusuar vetëm tek një ngjyrë në veçanti. Ngjyrën blu. “Do të jetë blu dhe asnjë përveç blusë së cilës do t’ia kushtojë jetën time!” Për disa muaj, ky pigment marin, ultramarin do të kthehej në qëndrën e kërkimeve të tij. Ishte një rëshirë sintetike e re ajo që i lejoi Klein-it të krijonte blunë e famshme ndërkombëtare Klein. I fiksuar me zbulimin e tij, Klein e regjistroi atë me emrin e tij tek Instituti Kombëtar i Pronësisë Industriale. Formula e saktë e Blusë Ndërkombëtare Klein nuk është treguar kurrë, pavarësisht shumë përpjekjeve për ta imituar atë. Gjithashtu, ajo nuk është marketuar kurrë, dhe vetëm Klein ishte i aftë që ta përdorte atë.  

2.  Furçat e tij ishin modele të gjalla

Në vitin 1960, Yves Klein e ktheu artin përmbys me veprat e tij “Antropometrike”, të cilat ishin prodhuar në një mënyrë tërësisht origjinale. Klein i mbulonte modelet e tij femra me bojën e tij “Bluja Ndërkombëtare Klein”, dhe më pas, i linte “furçat e tij të gjalla” të shtriheshin apo zvarriteshin nëpër kanavacë për të krijuar imazhet. Kjo e lejonte Klein që të distanconte vetveten nga metodat tradicionale të pikturimit, duke shpikur kështu bojën e tij artistike blu. Në një kohë kur seksualiteti diskutohej ende me tone të ashpra, furçat e gjalla prej njerëzish të Klein-it u konsideruan ekstremisht provokuese, dhe u pritën me kriticizëm të fortë në botën e artit.    

3. Ai kishte deklaruar se qielli ishte i tij

Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, Klein dhe miqët e tij u shtrinë në një plazh në Nisë dhe e ndanë botën ndërmjet tyre: Arman ishte Mbreti i Tokës, Pascal do të ishte Perandori i Fjalëve dhe Klein do të ishte Sunduesi i Qiellit. Klein e shikonte qiellin si pronën e tij, këtë hapësirë të pafundme të hapur, e mbushur me mundësi krijuese dhe mrekulli. Ai ishte aq shumë i magjepsur pas qiellit saqë mendonte se zogjtë fluturues ndërhynin në pastërtinë e hapësirës: “teksa isha shtrirë në plazh në Nisë, fillova t’i urreja zogjtë që fluturojnë nëpër qiellin tim të bukur, pa re, blu. Ata prishin kryeveprën tim më madhështore.” Më pas, ai e vendosi qiellin në qendrën e veprave të tij duke deklaruar se: “qielli blu ishte vepra ime e parë.”      

4. Ai ka qenë Kampion i Arteve Marciale

Duke qenë se të dy prindërit e Klein, Marie Raymond dhe Fred Klein ishin artistë, shumë menduan se diçka e tillë do të hijezonte karrierën e të riut Klein. Megjithatë, në fillim Yves Klein kishte vendosur që të zgjidhte një rrugë shumë të ndryshme. Pa asnjë trajnim formal artisitik, ai studio në ‘École Nationale de la Marine Marchande’ dhe në ‘École Nationale des Langues Orientales.’ Interesat e tij përfshinin jazz-in, letërisë, fenë dhe artet marciale, veçanërisht xhudon. Ai e praktikoi këtë disiplinë gjatë gjithë jetës së tij artistike dhe personale. Gjatë një vizite në Japoni në vitet 1950, ai e përsosi këtë teknikë, duke arritur rripin e zi të kategorisë së 4-ërt, por gjithashtu evropiani i parë që kishte arritur këtë rang. Kur ai u kthye në Paris në mes të viteve 1950, ai hapi një Kulb Xhudoje dhe shkroi librin “Themelet e Xhudos”. Një artist me të dyja, praktikën pamore dhe atë marciale, përvojat e Klein-it patën një impakt të thëllë në veprat e tij.

5. Ai përdorte ajrin dhe zbrazëtinë në punën e tij

Klein e çoi titullin që i ishte dhënë si provokues arti një hap më tej kur ai krijoi “Specializimin e Ndjeshmërisë në një Gjendje Materiale Bruto/Të Papërpunuar në një Ndjeshmëri Piktoriale të Stabilizuar”, Ekspozita e Zbrazëtisë në Galerinë ‘Clert’ në Paris. I mbështjellë nga një perde e kadifenjtë blu, ai lejonte vetëm dhjetë vizitor që të hynin çdo herë, ku ata përballeshin me serinë e dhomave të bardha të zbrazta. Pavarësisht rezultateve impresive, Klein shkatoi një trazirë midis 2500 të ftuarve të cilët kishin ardhur për të admiruar punën e tij. Magjepsja e tij me zbrazëtinë vazhdoi kur ai organizoi lëshimin e 1001 tullumbacave blu në Pallatin ‘Saint-Germain-des-Prés’. Ai e quajti këtë një “Skulpturë Aerostatitke” dhe krijoi një fotomantaxh të titulluar ‘Saut dans le Vide ‘ (Hidhu në Zbrazëti), që tregonte hedhjen e tij nga çatia e një kishe të vogël. Yves Klein ishte vite drite përpara kohës së tij, dhe vazhdoi të thyente kufijtë e artit bashkëkohor.

6.  Ai pikturonte gjithashtu në të artë dhe në rozë

Kjo është e vërtëtë...Yves Klein përodri ngjyra të tjera veç blusë! Si një katolik i devotshëm, artisti ishte shumë fetar dhe i interesuar tek filozofia, e cila frymëzoi magjepsjen e tij me qiellin. Do të ishte gjithashtu për shkak të interesave të tij për doktrinën fetare që çuan në përdorimin e ngjyrës së artë dhe rozë në vepart e tij. Së bashku me blunë, këto ngjyra ishin veçanërisht të rëndësishme në ikongrafinë fetare, shpesh si triniteti i shenjtë: e artë për Atin, blu për Birin dhe rozë për Shpirtin e Shenjtë. Ai krijoi triptikë të ndryshëm duke përdorur këto ngjyra, duke përfshirë veprën e tij “Ex-voto”, e cila shërbeu si faltore për Rita de Cascia, si një testament i përkushtimit të tij ndaj këtij shenjti.

7. Ai luante me zjarrin

Ethet krijuese të Yves Klein arritën temperatura të reja me “pikturat e tij të zjarrit.” Ai jo vetëm që eksploroi kufijtë e ngjyrës dhe të zbrazëtisë, por gjithashtu edhe të çështjeve aktuale. Ai ishte thellësisht i prekur nga tmerri i fototgrafive të Hiroshimas, ku imazhe trupash të panjohur u shpërndanë nëpër të gjithë globin. Në vitin 1961, Klein filloi pikturat e tij të zjarrit në Qëndrën e Testimit të Gazit të Francës në Saint-Denis, ku disponueshmëria e pajisjeve industriale e lejuan atë që të përshtaste fuqinë e zjarrit. Ai u supervizua nga zjarrëfikësit kur pikturonte veprat e tij me një flakëhedhëse, në kërkim të një burimi jo material që do të shërbente si furça e tij e re e pikturës (pra, në këtë rast zjarri).

8. Karriera e tij ishte e rrufeshme

Fati i Yves Klein ishte po aq i pasur sa edhe ngazëllyes. Artisti vdiq në moshën e ëmbël 34 vjeçare pas tre infarkteve pasuese në zemër. E para, ndodhi në maj të vitit 1962, gjatë shfaqjes së filmit ‘Mondo Cane ‘ në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u përqesh një nga performancat e tij publike për “Antropometrinë e Periudhës Blu”. Infarkti tjetër ndodhi disa ditë më vonë, dhe e treta më 6 qershor 1962 e cila ishte fatale. Disa thonë se, përdorimi i kimikateve të forta nga ana e Klein mund ta kenë përshpejtuar rënien e tij shëndetësore.

9. Ai ka frymëzuar shumë artistë

Arritjet e Yves Klein frymëzuan shumë artistë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të deri në ditët e sotshme. “Vantablack S-VIS,” një formë sprai e një nga substancave më të errta të njohura, u liçensua në mënyrë ekskluzive nga artisti anglo-indian, Anish Kapoor në vitin 2016. Blerja nga ana e Kapoor të substancës “më të errët të botës” shkaktuan konflikt të madh me artistin, Stuart Semple. Si rezultat, Semple krijoi “ROZËN,” hijen më të ndriçuar të ngjyrës rozë në botë, dhe e ndaloi Kapoor që ta përdorte atë. Ata që dëshirojnë të blejnë ngjyrën ROZË duhet të nënshkruajnë deklaratën “Unë nuk jam Anish Kapoor, unë nuk jam në asnjë mënyrë i afiluar me Anish Kapoor, unë nuk do ta blej atë në emër të anish Kapoor, apo unë nuk jam një bashkëpunëtor i Anish Kapoor. Në dijeninë, informacionin dhe besimin tuaj më të mirë kjo bojë nuk do të bie në duart e Anish Kapoor.” Megjithatë, ka gjithashtu artistë të cilët ia kanë dalë të nderojnë Klein pa hyrë në debatet e ngjyrave, apo që të përpiqen të monopolizojnë disa hije. Në vitin 2004, Agnes Varda zgjodhi ta prezantonte veprën e famshme të Klein-it nga “Antropometria të Periudhës Blu”, në një dokumentar që ajo e realizoi në Qendrën Pompidou. Varda e interpreton veprën dhe paraqet admirimin e saj për artistin, duke i kushtuar homazh në një tribut të mrekullueshëm nga një artist tjetër i madh.   

10. Një prej veprave të tij u shkel

Në prill të vitit 2017, një burrë shkeli pa dashur mbi një vepër të Klein gjatë një ekspozite në Mamac, Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor në Nisë. Burri la një gjurmë me këpucën e tij në rërën e Blusë Ndërkombëtare Klein. Një gabim shumëmilionëdollarësh u krye më vonë në Muzeun Bozar në Bruksel.

Megjithëse, zgjedhjet e tij artisitike ekscentrike dhe guximtare ishin shumë të kritikuara, Yves Klein i hapi botës një mënyrë të re të të parit të gjërave. Nëpërmjet instalacioneve, performancave, dhe pikturave të tij monokromatike, shpikjen e ngjyrës dhe furçat e gjalla prej njeriu, Klein e ktheu përmbys botën e artit dhe la një trashëgimi po aq të madhe sa qielli.

Burimi dhe Copyright i Artikullit - Revista e Artit Artsper:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-yves-klein/