Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kufiri mes lojës dhe realitetit shpesh bëhet i paqartë, por këtë herë, dikush deshi ta kalonte edhe atë në kuptimin e parë të fjalë. Ngjarja e fundit, ku Gjesti tentoi të kapërcejë murin për t’u larguar nga formati, ka shkaktuar një lumë reagimesh në rrjetet sociale dhe jashtë shtëpisë.

Ndërsa produksioni zgjodhi të fikte mikrofonët në momentin kur banorët po diskutonin për këtë incident, jashtë mureve të BBVA debatet nuk janë ndalur. Por mes gjithë komenteve dhe analizave, një reagim ka spikatur më shumë se të tjerët.

Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, vendosi të komentojë në mënyrën e tij të veçantë, por ironike. Në një InstaStory që tashmë ka bërë xhiron e rrjetit, balerini publikoi një video të një majmuni që kacavirret në një mur, një krahasim i nënkuptuar që shumëkush e lexoi si një thumbim ndaj veprimit të Gjestit.

Nëse synimi ishte humor, efekti rezultoi krejt ndryshe. Reagimet ishin të menjëhershme dhe nuk munguam as ato të ashprat. Fansat e Gjestit nuk e pritën mirë ironinë e Shaqirit, duke e cilësuar si të tepruar dhe të pavend. “Mund të mos pajtohesh me veprimin e dikujt, por ky lloj krahasimi është i panevojshëm dhe fyese”, shkruante një komentues.