Një debat i ashpër ka shpërthyer këtë pasdite në Big Brother VIP mes Eglit dhe Rozanës. Shkak për përplasjen u bënë aludimet e G Banit, i cili insinuoi se Egli dhe Gjesti kishin kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.

Egli, e revoltuar, iu drejtua Rozanës me tone të forta: “Çfarë të duhet ty me mua, o e poshtër? Unë nuk kam bërë seks, por edhe po ta kisha bërë, do ta kisha bërë me dikë që e ndjej. Ti ke dëgjuar fjalët e G Banit dhe ke marrë shkas prej tyre. Turp të kesh që merresh me këto gjëra. Je një lojtare e poshtër dhe manipulatore. Mos u merr me Egli Takon se të shkel me këmbë!”

Më pas, Egli nuk i kurseu as G Banit: “Të pa Gjesti që kalove pranë krevatit mbrëmë dhe të provokoi duke bërë zëra, por turp të kesh që lëshon të tilla zëra, se dëgjojnë edhe prindërit e mi. Edhe po ta kem bërë, e kam bërë për qejfin tim, o ju të virgjër! Më keni çarë të paçarën!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)