Dhoma ‘Mae West’ në Muzeun Dalí, në Figueras, Spanjë
Për aq kohë sa mobiljet kanë qenë një pjesë e qenësishme e jetës njerëzore, ato kanë sjellë gjithashtu bukuri dhe rehati në shtëpitë tona. Mobiljet janë si pajisje të krijuara me qëllimin për ta bërë hapësirën e jetesës së një personi më të përshtatshme për të punuar apo jetuar. Historianët besojnë se ato kanë qenë pjesë e shoqërisë njerëzore po aq herët sa viti 3,100 para Krishtit. Kohët e fundit, më pak theks i është vënë përdorimit të tyre praktik dhe më shumë vëmëndje i është dhënë akspektit zbukurues të mobiljeve. Dhe shumë artistë kanë provuar dorën e tyre në këtë zanat të vjetër! Nga artistët pop deri tek surrealistët, krijimet e të cilëve ju ftojmë që t’i zbuloni...
Nga kohët antike...
Një shtrat antik egjiptian
Që në antikitet, mobiljet kanë qenë të rëndësishme në termat e të dyjave, funksionit dhe zbukurimit, dekorimit. Një shembull i kësaj është gjatë periudhës antike egjiptiane, një epokë mobiljet e të cilës konsiderohen si shumë të sofistikuara për kohën. Kishte një dallim të konsiderueshëm ndërmjet mobiljeve të popullsisë mesatare dhe asaj të pasur dhe mbretërore. Më të pasurit e shoqërisë zotëronin mobilje dhe orendi me shumë vlerë, siç dëshmohet nga reliktet e zbukuara në varre. Ato ishin të dekoruara në detaje me piktura dhe zbukurime, të bëra nga materiale të tilla si dru dhe fildish. Këmbët e karrigeve dhe të shtretërve, për shembull, kishin skalitje të ndërlikuara dhe detaje me këmbë luanësh dhe demash. Kafshët ishin një element i rëndësishëm i dizanjit për shkak të rëndësisë së tyre simbolike për egjiptianët e lashtë, dhe kështu paraqiten me tepri si elemente dekorative të mobiljeve.
...deri në periudhën e hershme moderne
Dhomë mesjetare me sënduk në Musée d’Histoire du Valais
Periudha e hershme moderne është kur mobiljet filluan të zhvillojnë karakteristikat e dallueshme që ne kemi sot. Pjesët më të rëndësishme të mobiljeve mesjetare ishin njësi magazimi dhe sëndukë. Shumica e tyre ishin të përbëra nga lis, dhe material i fortë dhe i aksesueshëm. Sëndukët e parë ishin të bërë nga trungje pemësh të zbrazëta të markuara me hekur. Këto mobilje dekoroheshin me zbukurime në stilet gotike dhe romaneske, të ngjashme me arkitekturat e kishave nga kjo periudhë. Megjithatë, shumica e dekorimeve konsistonin në tekstile që ishin mbështjellë mbi mobilje ose mbi mure. Këto jo vetëm që i shtonin ngjyrë dhe dritë shtëpive, por gjithashtu shtonin një shtresë mbrojtjeje shtesë nga të ftohtit.
Viktoriane gotike
Mobilje antike në dhomën e ndjenjes në Muzun Grove, në Ramsey, Ishulli i Njeriut
Epoka viktoriane pa një rigjallërim të stilit gotik të mobiljeve. Mobiljet nga kjo periudhë përfshinin përmirësime të mëdha nga shekujt e kaluar. Ato ishin më rezistente, duke përdorur lloje të ndryshme druri dhe të dizenjuara për të zgjatur më gjatë, për shembull, duke i shtuar këmbë dollapëve në mënyrë që ato të lëvizeshin pa dëmtuar shtyllën e ndërtimit. Ato ishin gjithashtu shumë më ornamentale, duke paraqitur skalitje të detajuara. Shpesh ju do të shihni mobilje gotike të dekoruara me gjethe dhe modele të ndërlikuara, me motive të përsëritura.
Kombinimi i artit me mobiljet
Karrigia Leda, 1935
Shumë artistë të shekullit të 20 kanë eksperimentuar me mobiljet si pjesë e overturës së tyre. Në përzierjen e prakticititit me stilin e tyre karakteristik, është interesante të shohim përzierjen e artit dhe dizanjin e mobilijeve në secilën nga këto krijime.
Dali ishte një nga artistët më të famshëm të kohës së tij. Gjatë karrierës së tij, artisti surrealist prodhoi gravura, piktura dhe skultpura; por Dali krijoi gjithashtu edhe pjesë mobiljesh. Disa, të tilla si Divani prej buzësh ‘Mae West’, është bërë shumë i fmashëm dhe është rikirjuar nga shumë prodhues mobiljesh. Objekte të tjera, të tilla si ‘Karrigia Leda’ dhe ‘Tavolina e Kafes Leda’, janë kompozuar nga gjymtyrë të përdredhur dhe të zgjatur karakteristike për artistin; dhe forma e tyre fluide dhe shprehëse kontraston direkt me peshën e tyre, duke i bërë ato thuajse të palëvizshme. Ekstravaganca ngjan kontradiktore për funksionalitetin e tyre, megjithatë këto objekte ende mund të përdoren!
Arti pop dhe ekspresionizmi abstrakt
Roy Lichenstein, Penelatat e bardha (1965) / Karrigia penel dhe osmani (1985)
Një artist tjetër me infuencë i shekullit të 20-të i cili bashkoi artin me mobiljet është Roy Lichtenstein. Artisti, i cili është i famshëm për kontributin e tij në lëvizjen e Artit Pop, ka eksperimentuar duke i kthyer pikturat dydimensionale në objekte tredimensionale. Më e dukshmja, Lichtestein krijoi ‘Karrigen Peneli dhe Osmani’ e cila bazohet në një seri pikturash që ai ka prodhuar në vitin 1965. Ai e ka marrë këtë penel të ekspresionizmit abstrakt dhe e kthen atë në objekte të forta të cilat mund të përdoren në mënyrë funksionale. Karrigia është një përkthim i pabesueshëm i imazherisë ikonike të artistit në një pjesë mobilerie praktike.
Një këndvështrim konceptual
Richard Artschwager, Tavolinë dhe karrige (1963-64)
Richard Artschwager është një artist tjetër i cili ka eksperimentuar me objektet dhe mobiljet. Përvoja e tij si një mobilier përpara karrierës së tij artistike sigurisht që e ka ndikuar stilin e artit të tij. Shumica prej tyre synonin transhendimin e ulitarianizmit të këtyre objekteve që ai i kishte prodhuar më parë si një zejtar (tavolina, karrige dhe mobileri) duke i shtuar në të njëjtën kohë një nivel të ri të shprehjes artistike. Përgjatë karrierës së tij artistike, Artschwager krijoi shumë skulptura dhe objekte që e shtrijnë përdorimin e tyre deri tek mobiljet. Disa pjesë të njohura përfshijnë ‘Tavolinë dhe Karrige’ (1963-64) dhe ‘Piano’ (1965) të cilat përdorin hijezimin dhe format për të transofrmuar format 3D në objekte që ne mund t’i dallojmë në shtëpitë tona. Rezultati? Një lloj iluzioni optik ala pop art.
Burimi dhe Copyright i Artikullit - Revista e Artit Artsper: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-history-of-furniture-as-art/