Norman Parkinson
Fotografia e modës filloi disa vite përpara Luftës së Parë Botërore dhe u zhvillua nga një lëvizje e vogël për fushën e fotografisë në një biznes global, me qendër në Paris, Nju Jork dhe Milano. Puna nga fotografët e modës shekullin e fundit ofron një përgjigje përfundimtare ndaj pyetjes: A është fotografia një art?
Norman Parkinson, Më shumë shije sesa para, Vogue Mbretëria e Bashkuar, 1950
Nga Edward Steichen dhe David Lachapelle, këtu prezantohen 10 fotografët ikonik të modës, të cilët revolucionalizuan fotografinë e modës sipas mënyrës së tyre.
Edward Steichen (1879-1973)
Edward Steichen, Marion Morehouse, 1927
Megjithëse, Baron Adolphe De Meyer konsiderohet historikisht si fotografi i parë i modës, piktorialisti Edward Steichen konsiderohet si një nga pionerët e fotografisë moderne të modës dhe një nga kontribuesit më të rëndësishëm në hitorinë e fotografisë së shekullit të 20-të.
Në vijim të një rekomandimi nga Lucien Vogel, botuesi i ‘Jardin des Modes’ dhe ‘Gazette du Bon Ton’, dhe për të promovuar modën si një art nëpërmjet fotografisë, Steichen prodhoi një seri fotografish me fustane ballosh të dizenjuara nga Paul Poiret. Më paa, ai u bë kryefotografi i Vogue dhe Vanity Fair.
Norman Parkinson (1913 – 1920)
Norman Parkinson, Jerry Hall, Rusi, Vogue [diptik], 1975
Norman Parkinson është “më i panjohuri i fotografëve të famshëm”, siç i pëlqente atij që ta përshkruante veten. Pak i njohur në Francë, ky fotograf britanik revolucionalizoi fotografinë e modës në vitet 1950 deri në vitet 1970. Ai njihet si fotografi që e nxorri fotografinë e modës jashtë shkrepjeve në studio, një kontrast i fortë ndaj fotografive të shkrepura në studiot e fotografëve bashkëkohor të modës së asaj kohe. Në fotografitë e tij minimaliste, gratë, në vend të të qenurit thjesht si mbajtëse të veshjeve të modës, janë aktive, sensuale dhe të zmadhuara nga një skenë spektakulare. Fotografia ‘Jerry Hall, Rusi, Vogue (1975)’, një nga veprat e tij më të famshme, tregon një modele mbi një bazament me rroba banje të kuqe dhe me taka të larta gati për t’u zhytur. Puna e tij doli në Harper’s Bazaar dhe Vogue.
Irving Penn (1917 – 2009)
Irving Penn, Kapak Bardh e Zi Vogue (Jean Patchett), Nju Jork, 1950
Një fotograf amerikan mode i njohur për fotografitë dhe portretet e tij të modës, Irving Penn revolucionalizoi fotografinë amerikane e modës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai iu bashkua Revistës ikonike dhe të famshme Vogue përpara viteve 1950. Ai u dallua menjëherë nga turma me stilin e tij. Fotografi jo vetëm që shkrepi në studio, pa mbështetëse apo sfonde përveç veshjes që duhet të tregohej. Ai ka fotografuar emrat më të mëdhenj të botës së modës dhe të artit, duke përfshirë Yves Saint Laurent, Picasso, Woody Allen...Sekreti i suksesit të tij ishte aftësia e tij për të portretizuar një ndjesi intimiteti me modelet nëpërmjet portreteve të tij. Kjo është arsyeja përse Irving Penn është një nga fotografët më të famshëm të modës.
Helmut Newton (1920 – 2004)
Helmut Newton, Rue Aubriot, 1975
Ndonëse fotografia e modës ishte ende në hapat e parë, Helmut Newton vlerësohej për fotografitë e tij bardh e zi të modelev të paraqitura si femërore apo mashkullore, apo si një shkrirje e të dyjave. Imazhet e tij qëllimisht seksuale, ilustrojnë zhvillimet e frontit gjinor dhe adresimin e temave tabu të tilla sado-mazokizmi dhe fetishizmi. Helmut Newton e ktheu fotografinë e modës në një objekt arti dhe në një objekt erotik. Në vitet 1950, ai kontribuoi në disa revista mode, duke përfshirë Vogue, Harper’s Bazaar, Playboy dhe Elle.
Richard Avedon (1923 – 2004)
Richard Avedon, Dovima me Elefantë, Dior, Cirque d’Hiver, Paris, 1955
Fotografi dhe portretisti amerikan i modës, Richard Avedon ka thënë se fotografitë e tij “e kanë ndihmuar në përcaktimin e imazhit të stilit, bukurisë dhe kulturës amerikane.” Duke punuar për Revistën Harper’s Bazaar, ai krijoi një fotografi që do të ndryshonte jetën e tij: Dovima me elefantët. Në vitin 2010, kjo vepër theu rekordin dhe u shit për një shumë prej 841,000 euro në Paris, duke e bërë atë fotografinë më të shtrenjtë të shitur në Francë.
Guy Bourdin (1928 – 1991)
Guy Bourdin, Fushatë e Charles Jourdan, 1978
Me një karrierë që ka zgjatur përmbi 40 vjet, Guy Bourdin ka punuar për shtëpitë dhe revistat më të mëdha të modës në botë. Fillimisht një piktor, ai krijoi imazhe që përmbajnë histori dhe kompozime magjepsëse, bardh e zi dhe në ngjyra. Një fans i teknikës “Macguffin” të Alfred Hitchcock, ai ndërtoi “skena krimi”, duke hequr qafe të gjitha normat e zakonshme të bukurisë dhe të moralit. Në vitin 1954, u vulos fati i tij si një fotograf mode: një admirues i Man Ray-it, i kërkoi fotografit që ta prezantonte me ekipin e menaxhimit të Vogue të Francës. Kryeredaktori i asaj kohe ra nën magjinë e tij dhe komisionoi menjëherë punë prej tij. Ky bashkëpunim zgjati për më shumë sesa 30 vjet.
Peter Lindbergh (1944-2019)
Peter Lindbergh, Kate Moss për Harper’s Bazaar, 1994
Peter Lindbergh fotografonte vetëm bardh e zi. Ai refuzonte retushimin e tepërt në post-produksion, duke preferuar një bukuri më natyrale të grave sesa përdorimin e Photoshop-it. Ky qëndrim do të thoshte se, ai ishte i njohur për ndjenjën natyrale të tij për fotografinë. Ai ka qenë fotografi i parë që i është kërkuar tre herë nga kalendari Pirelli, dhe i pari që shkrepi fotografinë e kapakut për Vogue Amerikane nën drejtimin e Anna Wintour. Këto bëma e kthyen atë në një figurë të rëndësishme të skenës së modës dhe të njerëzve të famshëm.
Mario Testino (1954)
Mario Testino, Diana, Princesha e Uellsit, për Vanity Fair, 1977
Fotografi peruvian i modës njihet për fushatat e tij reklamuese për Gucci-n dhe Dolce & Gabbana-n, si edhe për fotografitë në kapakët e Vanity Fair me Princeshë Dianën. Ai e filloi marrëdhënien e tij me fotografinë duke u vendsur në një spital të braktisur afër Sheshit Trafalgar, në Londër. Në atë kohë, ai ndihmoi në lulëzimin e modeleve në përgatitjen e portofoleve të tyre vetëm për disa paund. Syri i tij veçanërisht i mprehtë fotografik dhe portretizimi i modeleve nga ana e tij dhe bukuria e tyre shumë shpejt tërhoqën vëmendjen e krijuesve dhe të revistave të të gjitha llojeve. Tani i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë, ai është veçanërisht i njohur për shpërfilljen dhe natyrshmërinë që shfaqet në imazhet e tij.
Steven Meisel (1954)
Steven Meisel, Vogue, 1990
Steven Meisel e filloi karrierën e tij si një ilustues për stilistin Roy Halston Frowick, duke u frymëzuar nga imazhet pamor të vizatimeve të tij për Vogue apo Harper’s Bazaar. Pas disa përpjekjesh si redaktor mode, ai u bë një fotograf dhe u rekrutua nga revista ‘Seventeen’ (Shtatëmbëdhjetë). Më pas, ai bashkëpunoi me disa nga emrat më të mëdhenj të modës përpara se të bëhej një fotograf ekskluziv për të shkrepur kapakët e Vogue Itali që nga viti 1988. Fotografitë e tij dallohen për mënyrën sipas së cilës ai komunikon dashurinë e tij për bukurinë femërore dhe sensualitetin që rrjedh prej tyre.
David Lachapelle (1963)
David Lachapelle, Parajsa në Ferr, 2006
Pasioni i amerikanit David LaChapelle për fotografinë filloi gjatë rinisë së tij, pasi i kishte bërë disa fotografi të ëmës. Ishte i madhi Andy Warhol, i cili e pikasi talentin e tij dhe i dha atij punën e parë si një fotograf për Revistën ‘Interviewë’ (Intervista). Revista e ndryshoi thellësisht konceptin e tij për fotografinë. Më pas, LaChapelle vendosi që ai dëshironte të punonte për revistat e modës. Me këtë në mendje, ai përqafoi stilin Porno-shik, që ishte shumë në modë në atë kohë. Revistat luksoze e adhuronin dhe puna e LaChapelle u bë shumë popullore. Fotografitë e tij dallojnë për përdorimin e ngjyrave të ndezura, të thella deri tek inskenimi ekstrem dhe i kujdesshëm i modeleve, sfondeve dhe objekteve skenike të frymëzuara nga historia e artit. Në fillim të viteve 2000, ai u largua nga bota e modës për t’iu përkushtuar fotografisë së artit.
Burimi dhe Copyright i Artikullit - Revista e Artit Artsper: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/fashion-photographers-who-made-history/