E krijuar në vitin 1900, karrigia ‘Thonet’ mund të gjendet ende edhe sot

Një historik i shkurtër i dizajnit dhe interpretimi i mundshëm i “natyrës” së tij thelbësore.

Duke shqyrtuar përkufizimet e ndryshme mbi dizajnin, është e vështirë të përmbledhim funksionin dhe objektivin e një aktiviteti të tillë. Sipas Aleancës Firenceze të Dizenjuesve, dizajni është “një proces intelektual, multidisiplinor dhe humanist, qëllimi i të cilit është të trajtojë dhe gjejë zgjidhje ndaj problemeve të jetës së përditshme, pavarësisht madhësisë, të lidhura me shqetësimet ekonomike, sociale dhe mjedisore.” Përkufizimi i Larousse-it është më i përmbledhur: “një disiplinë që synon harmonizimin e mjedisit njerëzor, nga konceptimi i objekteve kryesore deri tek urbanizimi.” Nga një këndvështrim tregtar, dizajni konsiston gjithashtu në “t’i bësh gjërat e bukura në mënyrë që ato të shiten,” duke marrë parasysh ato që ka theksuar dizenjuesi përgjegjës i logos LU, Raymond Lowry, se “ajo që është e shëmtuar nuk shitet.”

Pavarësisht përkufizimit me të cilin mund të asocioni dizajnin, një gjë është e sigurt: termi mbulon një gamë të gjerë praktikash dhe shqetësimesh që janë në frontierën e artit dhe teknikës.

Megjithatë, dizajni, siç e konsiderojmë ne sot, ka lindur në vitet 1950. Revolucioni Industrial dhe prodhimi tregtar në masë ishin ata që shtynë përpara këtë disiplinë. Në vitet 1920, ndonëse disa artistë po ndërtonin rreth Futurizmit, Suprematizmit dhe Kubizmit, në Gjermani u shfaq Shkolla Bauhaus.

Krijuesi i kësaj karrigeje, e prezantuar në vitin 1929, ishte drejtori i fundit i Bauhaus, dizenjuesi Ludwig Mies Van Der Rohe. Me fundin e kësaj shkolle mendimi, prodhimi i kësaj pjese mobilierie u realizua vetëm në vitin 1953.

Me të gjithë inovacionet e saj, Bauhaus ishte një paraardhëse e dizajnit bashkëkohor sepse ajo prezantoi idenë që arti duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe kështu nuk ka nevojë për ndonjë dallim ndërmjet një artisti dhe një artizani. Në vitet 1920 dhe 1930, ndërsa Art Deco ishte shumë i famshëm në Francë dhe arkitekti dhe projektuesi finlandez Alvar Aalto u thellua në dizajnin organik, Bauhaus u refuzua dhunshëm nga regjimi Nazist.

Në fakt, ishte përpara periudhës pas-luftës që objektet e përdorura të jetës së përditshme filluan të konsideroheshin si produkte kulturore. Duke filluar në vitin 1949, Sindikata e Artistëve Modernë krijoi Shoqatën e Formave Utilitare, e cila inkurajonte shkëputjen e estetikës industriale dhe vlerësimin e funksionit të një objekti. Në këtë kohë, funksionalizmi ishte shumë i përhapur dhe promovoi bindjen se një pjesë e formës së një mobilierie duhet të ndjekë funksionet e saj. Kjo lëvizje është në zemër të dizajnit modern...

Argumenti kryesor për refuzimin e dizajnit si një formë arti qëndron në faktin se disiplina është më shumë e lidhur me ekzekutimin sesa me imagjinatën.

Në fund, dizajni është një formë e aplikuar arti, e cila synon gjetjen e ekuilibrit ndërmjet funksionit dhe estetikës. Në këtë kuptim, dizenjuesi nuk është as një artizan – ai nuk mjeshtëron materialin (apo materialet) me të cilat punon – as një teknik – ai nuk mjeshtëron teknikat që përdor – as një inxhinier – ai ka një perspektivë të tërthortë. Për ta përmbyllur, ja si e koncepton profesionin e dizenjuesit i famshmi Philippe Starck...

Ne i detyrohemi për këtë karrige vezë, një objekt kulti i dizajnit industrial, dizenjuesit danez Arne Jacobsen, i cili e vizatoi atë në vitin 1958.

“Është si të jesh një zonjë pastrimi: unë kam një fshesë në duar (ju mendoni se është një laps, por është një fshesë), që më ndihmon të përpiqem dhe të pastroj jetën e familjes sime, të miqve të mi, të shoqërisë sime dhe ndonjëherë vetë dorezën e fshesës. Meqenëse kam pak kohë për të ëndërruar, unë ju tregoj rrugën. Kjo është puna ime. Ndërsa pastroj jetët e njerëzve, kam disa vizione, ndërtoj disa projekte dhe ndonjëherë tregoj ose denoncoj disa drejtime. Për mua dizajni është një mënyrë për t’u shprehur me një qëllim politik, në kuptimin e tij të gjerë.”

Burimi dhe Copyright i Artikullit - Revista e Artit Artsper: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/design-art-technique/