Aktorja australiane Nicole Kidman ka folur hapur për marrëdhënien dhe martesën e saj me Tom Cruise, me të cilin qëndroi e martuar për më shumë se një dekadë.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar Spain, Kidman zbuloi se një nga arsyet pse martesa e tyre mori fund lidhej me moshën e saj. “Isha e re. Mendoj se edhe unë kontribuova në këtë,” tha ajo.
Kidman pranoi se divorci i mësoi shumë gjëra dhe se kjo marrëdhënie pati një ndikim të madh në jetën e saj. “Ndoshta jam bërë më e frikësuar, por gjithmonë përpiqem të jem sa më e hapur,” tha ajo. “Thjesht preferoj të jetoj në këtë mënyrë.”
Megjithëse u tregua e kujdesshme, ajo i hapi zemrën dashurisë, duke nisur një marrëdhënie me Keith Urban, me të cilin ka dy vajza: Sunday Rose dhe Faith Margaret.
Tom Cruise dhe Nicole Kidman u martuan në vitin 1990 dhe qëndruan së bashku për më shumë se një dekadë, duke punuar në disa projekte dhe duke adoptuar dy fëmijë: Bella dhe Connor.
Ndërsa Kidman rrallë flet për këtë marrëdhënie, vitet e fundit ajo është treguar më e hapur për ta diskutuar. Në një intervistë për The Los Angeles Times vitin e kaluar, ajo foli për filmin “Eyes Wide Shut”, ku ajo dhe Cruise luajtën bashkë gjatë kohës që ishin të martuar.
Ajo zbuloi se ndërsa xhirimet ishin planifikuar të zgjasnin gjashtë muaj, procesi vazhdoi për dy vite. “Do të kisha qëndruar edhe një vit të tretë,” tha Kidman, duke ndarë kujtimet e saj të bukura nga eksperienca. “A do të thotë kjo që jam e çmendur?”
Kidman tha gjithashtu se regjisori i filmit, Stanley Kubrick, u bënte pyetje asaj dhe Cruise rreth marrëdhënies së tyre, gjë që ndoshta ndikoi edhe në ndërtimin e personazheve që luanin, të cilët ishin gjithashtu të martuar.
“Mendoj se ai po eksploronte marrëdhënien tonë. Kishte ide që e interesonin dhe bënte shumë pyetje. Por ai kishte një vizion të qartë për historinë që donte të tregonte,” tha Kidman.