Është një datë për ta shënuar me të kuqe: 31 maj 2025. Një mbrëmje që premton të ndryshojë panoramën e eventeve në Shqipëri. Të sjellësh Keinemusik në Tiranë është si të sjellësh një copëz historie të skenës globale elektronike. Dhe këtë e bënë Sono Entertainment në bashkëpunim me ALPHA & GATE.
Për herë të parë, grupi legjendar nga Berlini, i përbërë nga Adam Port, &ME, Rampa and Reznik, do të pushtojë skenën magjike të Liqenit Artificial.
Me një miks brilant të deep house, Afro beats dhe minimal techno, Keinemusik kanë arritur të krijojnë një identitet të papërsëritshëm muzikor. Nga performancat në Piramidat e Gizës, Pacha Ibiza, Burning Man, Tomorrowland e deri te skenat madhështore të Coachella-s, ata kanë shkruar historinë. Dhe tani, kjo histori vazhdon në Tiranë.
View this post on Instagram
Liqeni Artificial i Tiranës do të shndërrohet në një destinacion muzikor si asnjëherë më parë. Imagjinoni një mbrëmje të ngrohtë maji, ku ritmet e deep house, Afro beats dhe minimal techno ndërthuren me atmosferën elektrizuese të një prej lokacioneve më të bukura të qytetit. Ndriçimi, skena dhe energjia do të krijojnë një spektakël që nuk mund të humbisni.
Mos humbisni rastin të bëheni pjesë e një nate që do të mbahet mend gjatë. Me pritshmëritë që biletat do të shiten në kohë rekord, sigurohuni që të rezervoni vendin tuaj sa më parë. Për të mos humbur asnjë informacion, ndiqni @sono.ent në Instagram dhe bëhuni gati për një eksperiencë që do ta mbani mend gjatë.
View this post on Instagram