Nga Blerina Moka

Dashuria she?ron-citon Bibla. Por duket se ne? vitin 2025, dashuria akoma vret.

Por me? shume? sot vret opinion publik.

Nje? grua e re, ne? moshe?n 44-vjec?, ne?ne? e 3 fe?mije?ve po lufton me vdekjen, pasi njeriu qe? i betohej pe?r dashuri, e goditi jo nga dashuria.

Anila Prendushi nuk i dihet a e fiton beteje?n pe?r t’i shpe?tuar “kthetrave” te? vdekjes, por nje? gje? e?shte? e sigurt.

Edhe ne?se do te? ndodhte nje? mrekulli e tille?, ate? s’do ta le?ne? te? qete? ‘moraliste?t’ e ke?saj shoqe?rie akoma te? pa emancipuar qe? rrit djem pe?r t’i konsideruar grate? e tyre, prona.

Menje?here? sapo lajmi mori dhene?, ajo c?fare? diskutohej me? shume? ne? rrjetet sociale ishte diferenca e moshe?s se? c?iftit.

Pyetje si “c?fare? donte nje? grua 10 vite me? e madhe me nje? djale? te? ri, apo ne?na e 3 fe?mije?ve c?fare? e lidhte me nje? djale? beqar”, ishin te? shpeshta, e askush s’u mor me fatin e keq te? nje? gruaje qe? i hapi zemre?n dashurise?.

Shoqe?ria jone? e kalbur, e pazhvilluar qe? gruan e divorcuar e faje?son sapo krijon nje? marre?dhe?nie, nde?rsa djalin beqar qe? krijon lidhje te? vazhdueshme, qofte? dhe me gra te? martuara, e quan me eksperience?, djale? ‘azgan”, qe? i lejohet te? jetoje? ne? eme?r te? rinise? se? tij.

Nje? grua e divorcuar e ka te? pamundur te? doje?, te? ndjeje?, te? ndahet, sepse opinioni e pe?rndjek nga pas.

Nde?rsa ai, ai qe? te? lutet, te? pe?rbetohet, ai qe? thote? se “do te? vrase?” veten pe?r ty, kur mbyll nje? raport, e sheh menje?here? te? hidhet ne? krahe?t e nje? tjetre, pe?r t’i premtuar dhe asaj te? nje?jte?n gje?, dashurine?.

Dhe po e le, te? quan armik dhe te? vret.

Keqardhja qe? kam ndjere? si grua pe?r Anile?n e?shte? e madhe dhe po aq e madhe neveria pe?r komentet dashakeqe ndaj saj.

Keqardhje ndjej dhe pe?r te? riun, djali i nje? ne?ne qe? ndoshta nuk diti ta me?soje? se dashuria nuk vret, te? duash dike? do te? thote? dhe ta le?sh te? ike?.

Kam njohur histori te? lidhjeve mes c?iftit me diferenca ne? moshe?. Njoh dhe raste qe? nga ndarja kane? dale? te? de?rrmuar.

Ndoshta s’do dashurojne? dot me? kurre? nje? dite?, pasi zhge?njimi ka qene? i madh. E megjithe? dhimbjen qe? kane? pe?rjetuar, me? i madh ka qene? paragjykimi, mosha, fe?mija.

Sepse ne? Shqipe?ri, te? jesh nje? grua e divorcuar dhe te? dashurosh nje? djale? te? ri, akoma e?shte? tabu. Dhe kjo e be?n te? pabarabarte? lidhjen qe? ne? fillim. Duke i dhe?ne? epe?rsi djalit qe? duket sikur te? ka be?re? nder qe? te? ka dashur.

Anile?n fatkeqe, duket se ne? jete? s’e kane? dashur, madje as familja, pe?rderisa askush nuk mundi ta shpe?toje? nga kjo lidhje toksike.

Ne?se Anila do te? jetoje?, po munde?t ta ngushe?lloni do ta lehte?soni nga dhimbja, ne? te? kunde?rt me? mire? te? heshtni. Askush me? mire? sesa ajo, s’do ta vuaje? ke?te? fatkeqe?si.

Sepse ajo nuk e donte vdekjen e dashurise?.