Mbrëmjen e djeshme Gjesti u surprizua në BBV nga vëllai dhe motra e tij. Kjo e fundit ka dhënë një intervistë për “Fan Club” pas takimit me Gjestin ku ka folur për lojën e tij dhe jo vetëm.
Blerina u shpreh se këngëtari është 100% i vërtetë në lojë dhe ai që shohim brenda shtëpisë është edhe jashtë.
E pyetur mbi Eglin, Blerina tha me siguri se Gjesti nuk po luan me të. “Nuk mendoj se mundet të bëjë lojë me të. Me sa e njoh unë, jo! Asnjëherë”.
A do donte që mes tyre të lindte diçka?
Blerina u shpreh se mbështesin çfarëdo vendimi që merr Gjesti, duke shtuar se Egli është vajzë e sjellshme.
“Ata e vendosin. Nuk jemi kundër asnjë vendimi. Edhe pse Egli është shumë e mirë, shumë e sjellshme, vendimi i përket atyre.”