Në një mbrëmje të mbushur me surpriza, Big Brother VIP Albania 4 ka futur katër banorë të rinj, duke ndryshuar ekuilibrat e shtëpisë dhe duke i dhënë një tjetër dinamikë lojës!

Kush janë të banorët e rinj?

Kelly – Këngëtar, që pritet të sjellë atmosferë por jo romancë sepse është i martuar. A do ta përdorë zërin e tij për më shumë se thjesht muzikë?

Viserlo – Artist me një botë kreative, por a do të jetë më shumë artist apo lojtar në atë shtëpi ku çdo lëvizje është strategji?

Rizarta – Modelja dhe TikTokerja që hyn për të sfiduar jo vetëm veten, por edhe për të ndezur garën me prezencën e saj. A do të jetë më shumë se thjesht një imazh?

Ola – Një emër jo i panjohur për publikun, pasi më parë ka qenë pjesë e Për’puthen. A do të hyjë për të gjetur dashurinë, për të bërë lojë apo për të prishur planet e të tjerëve?

Me katër energji të reja brenda shtëpisë, loja ka marrë një kthesë të papritur.