Që nga fillimi, bookmaker-at kanë qenë të qartë dhe nuk ndryshojnë mendje: Giorgia, me këngën “La cura per me”, është favoritja për të fituar Sanremo 2025. Triumfi i saj në natën e cover-ave, ku performoi në duet me Annalisa, është një tregues i fortë që këngëtarja mund të ngjitet në vendin e parë, 30 vjet pas fitores së saj me “Come saprei”.
Në ndjekje të saj është Olly me “Balorda Nostalgia”, i cili fillimisht as që mendonte se do të ishte pjesë e Festivalit të Sanremos. Ndërsa në garë mbetet edhe Simone Cristicchi me “Quando sarai piccola”, pavarësisht se në natën e dueteve nuk arriti të hyjë në Top 10.
Ndër favoritët vazhdojnë të rezistojnë Achille Lauro me “Incoscienti giovani” dhe Fedez me “Battito”. Ndërkohë, një hyrje e re në listën e bookmaker-ave është Lucio Corsi, i cili u rendit i dyti në natën e cover-ave.
Sa i përket çmimeve speciale, si Çmimi i Kritikës dhe ai i Sallës së Shtypit, që do të ndahen në finalen e madhe të sotme nga Bianca Balti, gara duket se do të jetë mes Cristicchi dhe Corsi.