Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar për herë të parë emrin e djalit të saj: Noar.
Një zgjedhje unike dhe me një kuptim të thellë, Noar simbolizon “dritë dhe shpresë”, një mesazh i fuqishëm që Fatma dëshiron të udhëheqë jetën e të birit.
Ky emër i rrallë ka disa interpretime në kultura të ndryshme, duke u lidhur me fjalën Noor, që në arabisht do të thotë “dritë”, si dhe me emrin Noah, i cili në hebraisht nënkupton “paqe” dhe “ngushëllim”.
View this post on Instagram