Dashuria mes Dua Lipës dhe Callum Turner duket më e fortë se kurrë! Sot, aktori britanik feston 35-vjetorin e lindjes, dhe Dua nuk ngurroi ta surprizojë me një dedikim të ëmbël publik.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare me famë botërore ndau dy foto në krahët e të dashurit, duke shkruar:

“Urime ditëlindjen personi im i preferuar në të gjithë botën.”


Ndërkohë, spekulimet për një fejesë të mundshme vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Dua është shfaqur disa herë me një unazë të madhe në gishtin e fejesës, duke nxitur dyshimet se Callum mund t’i ketë propozuar martesë.

Megjithatë, deri më tani, asnjë konfirmim zyrtar nuk ka ardhur nga çifti. A është ky një hap drejt martesës apo thjesht një aksesor i zakonshëm? Koha do ta tregojë!