Seksualiteti human është shumë kompleks dhe gjithfarë formash. Ajo që konsiderohet “normale” ose “atipike” për dikë, konsiderohet e kundërta për disa të tjerë. Gjithçka varet nga periudha historike dhe nga konteksti kulturor por mbi të gjitha është e përcaktuar nga të dhëna statistikore. Sa më shumë një gjë është e njohur dhe e shpërndarë, aq më shumë ajo konsiderohet si normale.
Praktikat dhe interesat seksuale të përcaktuara si “atipike”, nuk janë të gabuara:
Janë thjeshtë më pak të zakonshme.Si përshëmbull, në të shkuarën, orientimet jo-heteroseksuale ose praktikat si BDSM, kanë qenë rreptësisht të ndaluara nga normat e shoqërise dhe të gjykuara në masivitet. Ndërsa sot, këto shprehje e dukuri janë të pranuara duke respektuar 3 rregulla: të jenë të sigurta, konsensuale dhe të ndjeshme.
Shumë sjellje që janë konsideruar si atipike, janë thjeshtë lloje dhe variante të seksualitetit njerëzor.
Njerëzit që jetojnë sjellje atipike, shpesh e bëjnë në mënyrë të shëndetshme, pa provokuar probleme apo dëmtime kundrejt vetes dhe të tjerëve.
Ndryshimi i rëndësishëm është midis “asaj që është atipike”, pra shumë qartë diçka ndryshe por jo problematike, dhe midis asaj që është “ disfunksionale”, që vërtetë mund të provokojë situata të parehatshme dhe problematike.
Të kuptosh këtë diferencë është themelore për të luftuar paragjykimet dhe të promovohet respekti ndaj çdo forme të shprehuri të seksualitetit konsensual. Për aq kohë sa disa gjëra pranohen, pëlqehen dhe praktikohen me vullnetin e lirë të të dy palëve, gjithçka është e pranuëshme dhe e shëndetshme. Të pranosh diversitetin ndihmon të jetosh dhe të përjetosh seksualitetin tënd dhe të partnerit në mënyrën më të qetë dhe më pozitive, duke u çliruar nga paragjykimet dhe duke na dhuruar kështu një mirëqenië psikologjike dhe seksuale për të dyja palët.