Nga Bledi Mane

Aty në fund të klasës rrinte e vetmuar vajza 17-vjeçare Irsa Muçollari.

E vetmuar nga trishtimi për babain e sëmurë, e vetmuar nga turpi i varfërisë së familjes, e vetmuar në brengat e saj por e rrethuar me bullizimet e shokëve dhe shoqeve. E tallnin, e fyenin, i thoshin pse vesh të njëjtat rroba, pse nuk ke celular të shtrenjtë, pse nuk je e bukur…

Ata gaboheshin se Irsa ishte e bukur, e bukur me qetësinë e saj, e bukur me thjeshtësinë e saj, e bukur me heshtjen e saj, e bukur me zgjuarsinë e saj.

Irsa qëndroi e bukur deri dje kur vendosi të vriste veten nga mënxyra që i sillnin shoqet, shokët, bullizimet, fyerjet, indiferenca e mësuesve.

Dhe për të mos e shëmtuar veten nga ambienti toksik që e rrethonte në gjimnazin e Gjirokastrës shkoi me vullnet në botën tjetër, atje ku ëngjëjt nuk do ta bullizojnë e nuk do ta fyejnë asnjëherë. Ëngjëjt do ta mbajnë përqafuar deri në përjetësi.

Lamtumirë, vogëlushja fatzezë!