Në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania 4", tensionet janë rritur ndjeshëm, veçanërisht pas debateve të ashpra mes banorëve.

Egli ka qenë në qendër të vëmendjes për përplasjet e saj me Gertën dhe Valbonën. Gjatë një debati me Valbonën, Egli mori një vërejtje nga produksioni për 'kujdes me mikrofonin', gjë që nënkupton se nuk duhet të vazhdojë të flasë, gjë që e nxiti atë të reagojë më ashpër.

Në këtë moment, Egli zbuloi se banorët kanë firmosur një kontratë që ndalon përmendjen e emrit të Xheneta Fetahut, ish-partneres së Gjestit, dhe se shkelja e këtij rregulli ndëshkohet me një gjobë prej 20 mijë eurosh. 

Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën‘-thotë Egli.