Xheneta Fetahu ka folur sot sërish për Gjestin dhe Big Brother VIP. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ajo deklaroi se Gjesti nuk ka pasur kurrë ndjenja për të dhe se çdo gjë ka qenë një lojë e tij.

Sa i përket suksesit që ka Gjesti arritur këtu, jam shumë e lumtur dhe i uroj të ketë akoma dhe më shumë sukses. Ai ka thënë që ka mbaruar çdo gjë me mua dhe nuk e di pse nuk fokusohet te gjërat e veta. Unë nuk jam brenda Big Brother-it dhe se di si lejohet të flitet për mua aty brenda. Unë mendoj se Gjesti nuk më ka dashur ndonjëherë. E gjitha ka qenë një lojë. Unë e ka parë vazhdimisht dhe nuk i kam besuar kurrë lidhjeve të tij. Para Big-ut kishte një lidhje, pastaj dashurohet me një tjetër. Edhe unë mund të them që jam e dashuruar, por veprimet që ka bërë aty janë shumë më ndryshe”,.

Më erdhi keq kur doli nga shtëpia. Gjërat që duhet të mi thoshte mua, duhet të ishte transparent dhe me mua dhe me publikun. Jo vetëm t’ia thoshte vetëm publikut, se ai ishte i lidhur me mua e jo me publikun.

Unë mendoja se ai më priste mua jashtë. Kam pyetur në dhomën e rrëfimit, kam pyetur në Prime. Mendoja se ishte keq psikologjikisht.

Tradhti është shumë fjalë e madhe, por ka të bëjë me pjesën e mashtrimit, sepse duhet të sqarohej me mua njëherë. Nëse unë e kam lënduar shumë atë, duhet të çonte një mesazh që me mua s’donte të kishte më”, u shpreh ndër të tjera Xheneta.

Sakaq, ajo i ka hedhur poshtë aludimet se do bëhet pjesë e BBVA, duke thënë se momentalisht është e fokusuar vetëm te sukseset e saj.

“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij Big Brother-i… Një moment e mendova, por unë jam e fokusuar te sukseset e mija tani. Sa i përket Gjestit, thjesht do të doja që të ishte transparent me mua. E dija që mua s’më ka dashur kurrë. Asnjëherë nuk është folur kur unë kam dashur sigurinë prej tij dhe më vjen çudi që atij i vjen habi që askush nuk e mbron femrën e tij. Ai ka qenë i pari që mua më sulmonte, për trupin tim dhe unë i kam bërë pyetjen se çfarë dashuronte te unë.

Unë mendoj se ai në raport me mua ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe nuk di çfarë të them. Është person që nuk i besoj aspak.

Unë nuk ndiej që të rikthehem me të. I uroj më të mirat në karrierën e tij. Por kur i drejtohet një femre dhe i thotë që e dashuron, ta mbrojë deri në fund.

Nuk e di. Kam pasur ftesën që të përballem, por nuk dua ta dobësoj atë person. Nëse ai do të përballet me mua jashtë Big-ut, në rregull. Unë jam person që mirëkuptoj”, u shpreh Xheneta.