Pas përjashtimit me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother VIP, G Banit, një nga banorët më të komentuar. Në një intervistë të dhënë për Fan Club menjëherë pas incidentit, ai deklaroi:
“Nuk kam asnjë emocion. Ende jam në fazë të kuptimit të asaj që ndodhi. Gjesti më preku pak dhe unë e preka pak. Nëse unë do dënohem sepse dikush që më preku pa asnjë të drejtë, u shty nga unë, le të më dënojnë, nuk është hera e parë që imazhi im preket dhe dëmtohet. Do të më marrë malli për dikë.”
Vëllai i Madh vendosi të përjashtojë menjëherë nga gara G Banin. Vendimi është marrë pa asnjë tolerim, duke treguar qartë që dhuna nuk ka vend brenda këtij formati.