Lily Collins dhe bashkëshorti i saj, Charlie McDowell, kanë shpërndarë momente të ëmbla me vajzën e tyre të porsalindur, Tove Jane McDowell. Në një postim në Instagram, Lily ka ndarë një foto ku mban Tove-n në duar, me mbishkrimin "Mom mode...".
View this post on Instagram
Po ashtu, Charlie ka shpërndarë një foto ku mbajmë Tove-n në prehër, me mbishkrimin "Dad mode".
View this post on Instagram
Çifti ka njoftuar se Tove ka ardhur në jetë përmes një nëne surrogate, duke shprehur mirënjohje të thellë për këtë ndihmë dhe për të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi.
Lily Collins dhe Charlie McDowell janë martuar që nga viti 2021 dhe kanë ndarë momente të shumta të lumtura së bashku, përfshirë dasmën e tyre. Tani, ata po shijojnë rolin e prindërve të rinj me ardhjen e Tove-s në jetën e tyre.