Aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre, Marvel Mezini. Anna ndau lajmin e gëzueshëm në Instagram, duke publikuar një foto ku duart e tyre mbajnë dorën e vogëlushes, dhe shkroi:

"07.02.25 Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm të të quajmë ashtu, mrekulli. Mirë se erdhe në jetë, Marvel Mezini ? Mami dhe babi mezi po të prisnin."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Class (@revistaclass_backup)

Çifti kishte zbuluar më parë gjininë e foshnjës gjatë një feste me familjarë dhe miq, ku njoftuan se prisnin një vajzë.

Anna dhe Bjordi konfirmuan lidhjen e tyre në maj të vitit të kaluar përmes një postimi në Instagram, pas spekulimeve të shumta mbi romancën e tyre.

Urime çiftit për ardhjen në jetë të vogëlushes Marvel!