Fëmija i parë është më shumë i përgjegjshëm, i dyti më empatik dhe më i vogli… më rebeli! A janë vërtetë këto paragjykime të  bazuara shkencërisht? Dhe më tej akoma..kush nuk është krahasuar ndonjëherë me motra e vëllezërit e vet sipas rradhës së lindjes mes tyre? Kjo pyetje ka intriguer dhe kuriozuar ekspertët në fushën e psikologjisë.

Sipas një studimi, rradha e lindjes ndikon në personalitetin e individit. Për të kuptuar impaktin e rradhës së lindjes në krijimin e personalitetit, duhet të kujdesemi dhe ti japim rëndësi edhe mjedisit ku janë rritur fëmijët dhe nëse janë rritur nga të njëjtit prindër gjithashtu. Edukimi i të rriturve( prindërit ), është në zhvillim, gjë që ndikon në zhvillimin edhe të fëmijëve. Fëmijëria ndikon gjerësisht në personalitetin e fëmijës. Në rastet kur prindi bëhet prind për herë të parë, ka tendencën të jetë më ankthioz, më i axhituar si pasojë e padijes dhe të përballjes me një eksperience të re jete siç është prindërimi. E gjithë kjo, ndikon në ndërveprimin me fëmijën. Ndodhemi në një kontekst e situatë jete, që fëmija i fundit në familje nuk e ka jetuar dhe nuk është përballur me një situatë familjare me prindër ankthioz e të stresuar si atëherë kur në jetët e tyre erdhi në jetë për herë të parë fëmija i tyre i parë.

Psikoterapisti austriak Alfred Adler ka zhvilluar teorinë e përcaktimit të personalitetit në varësi të rradhës së lindjes. Hipoteza e tij sugjeron se ndërveprimet me anëtarët e familjes influencojnë në zhvillimin individual. Stereotipet e tilla si: fëmija më i vogël në familje janë më rebelët, kanë një bazë reale dhe nuk qarkullojnë rastësisht.

Prindërit dhe stili i tyre i prindërimit është më i shtensionuar dhe janë më praktikë me fëmijët më të vegjël duke i inkurajuar ata të marrin iniciativa më lehtë. Fëmijët e fundit në familje kanë një prirje të bëhen më të pavarur dhe të tërhiqen nga motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj më herët dhe më lehtësisht. Fëmijët më të vegjël janë më rebelë pasi ata shohin modelin e më të rriturve, sukseset dhe dështimet e tyre.

Fëmijët e fundit në familje janë më social.

Pavarësia mund të jetë një faktor në zhvillimin e një shpirti sipërmarrës dhe me nivel iniciative të lartë.Ata janë më të ekspozuar ndaj shumë përvojave të jetës pasi mësojnë nga ajo çka bëjnë më të mëdhenjtë. Ata shërbejnë si një pikë referimi për më të vegjlit dhe zhvillojnë një stil atashimi të sigurt. Për këtë arsye më të vegjlit e familjes konsiderohen më të shoqërueshëm dhe me aftësi të forta sociale.

Ata janë më të qëndrueshëm dhe më të vendosur.

Që nga lindja, fëmijët e fundit në familje zhvillojnë një temperament sipas mjedisit ku ata rriten dhe jetojnë. Atashimi i sigurt emocional që marrin si nga prindërit por dhe nga motrat apo vëllezërit më të mëdhenj, i bën ata të jenë më të qëndrueshëm. Ky tipar i personalitetit ndërtohet falë karakterstikave familjare dhe falë konteksteve të socializimit në të cilën rriten. Të gjithë fëmijët janë të prirur për të kërkuar vëmendjen e prindërve të tyre dhe përdorin mënyra si pozitive por edhe negative për të mbërrirë qëllimin e tyre. Nëse një fëmijë më i rritur e ka marrë stafetën e fëmijës “ të respektueshëm dhe të përgjegjshëm”, fëmija më i vogël është i prirur të tërhiqet nga sjellje jo shumë pozitive me qëllimin e vetëm për të rënë me patjetër në sy.