Moderatorja e njohur Nevina Shtylla ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka ndarë mendimet dhe përgjigjet e saj për disa pyetje interesante lidhur me jetën private dhe profesionale.
Një nga pyetjet më të shpeshta ishte se kur do të bëhet mami, ndërsa Nevina ka treguar se për këtë çështje do të ndodhin gjëra në kohën e duhur, pa dashur të japë detaje më shumë.
Ndërkohë, një tjetër pyetje që ka nxjerrë shumë kuriozitet ka qenë lidhur me mundësinë që Nevina të jetë pjesë e një formati të famshëm si “Big Brother”. Moderatorja ka pranuar se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk ka menduar për një pjesëmarrje të mundshme në këtë program.
Nevina ka theksuar se një pjesëmarrje në “Big Brother” kërkon shumë guxim, sepse duhet të jesh 100% vetja dhe të sakrifikosh një pjesë të privatësisë. Ajo ka shtuar se ka sfida të shumta që përballon në jetën e përditshme, por të jesh 24 orë para kamerave dhe të përballesh me vështirësitë që sjell një format i tillë është një përvojë ndryshe.
“Do isha duke iu gënjyer nëse do thoja jo dhe nuk di nëse ka personazh që është pjesë e botës së medias në një formë apo në një tjetër që nuk e ka çuar nëpër mend ndonjëherë veten si pjesë të Big Brother. Jam shumë kurioze të di se si do të reagoja unë karshi sfidave që të vendos një format i tillë. Nuk është se nuk e kam sprovuar veten në përditshmërinë time me situata nga më të çuditshmet dhe më të vështirat, di që kam nerva të forta.
Megjithatë të jesh pjesë e Big Brother është diçka krejt tjetër nga thjesht të marrësh famë dhe vëmendje, sepse je 24 orë përpara kamerave dhe përballon njerëz që i do dhe nuk do.
Që të arrish dhe të depërtosh te publiku duhet të jesh vetja 100 për qind, që do të thotë të sakrifikosh një copëz të privatësisë. Unë këtë pjesë e kam patur të shenjtë dhe e kam ruajtur me shumë fanatizëm në të gjithë vitet e mia si pjesë e botës së medias dhe nuk e di nëse do të isha aq e suksesshme dhe aq e mirë në një format si Big-u nëse nuk do t’a sakrifikoja këtë pjesë timen”, thotë Nevina Shtylla në një video të postuar në “Instastory”.