Prokuroria mbyll hetimet për përplasjen mes Princ Lekës dhe babait të Elia Zaharias, ja çfarë vendosi

Nga Class• 8 June 2024

Prokuroria mbyll hetimet për përplasjen mes Princ Lekës dhe

Që prej 25 prillit, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar me vendim gjykate.

Shkak i divorcit u bënë konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës.

Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kishte përplasje verbale dhe fizike, nisën edhe hetimet e prokurorisë.

Hetimet u mbyllën nga Prokuroria e Tiranës dhe vendosën që të dërgojnë për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharian dhe babanë e saj, Gjergj Zaharian, për akuzën e dhunës në familje.

Pas ndarjes, Princ Leka dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojnë kohë të barabartë me të bijën, Geraldinën.

Vajza do të kalojë çdo javë një kohë të pandërprerë, (të qëndrojë në rezidencën e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë, duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai.

Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë edhe pjesëmarrjen në veprimtari social kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon