Kur vjen puna te thyerjet e rekordeve emri i Cristiano Ronaldos është i pari që të vjen në mend. Dhe tani ai ka thyer një rekord në Istagram pasi u zyrtarizua transferimi i Kylian Mbappe në Real Madrid. Saga e transferimeve mes Mbappe, Madrid dhe Paris Saint-Germain u mbyll pasi filloi zyrtarisht në afatin kalimtar të verës 2021.

Los Blancos testuan ujërat duke i ofruar PSG-së 160 milionë euro në ditën e fundit, por u refuzua me pretendimet se ata nuk ishin të gatshëm ta shesin. Më në fund, kapiteni i kombëtares franceze u largua nga klubi pasi mbaroi kontratën e tij, duke e lejuar atë të vuloste lëvizjen e tij të ëndrrave në kryeqytetin spanjoll.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappe? (@k.mbappe)

Mbappe postoi në Instagram katër foto gjatë fëmijërisë veshur me fanellat e bardha të klubit. Një nga ato foto ishte me Ronaldon kur Zinedine Zidane e ftoi kur ai ishte 14-vjeç në kompleksin e Madridit në Valdebebas në vitin 2012. 

“Radha ime për të parë, i emocionuar që të të shoh duke ndezur Bernabeun,” shkroi ai. Dhe komenti ka grumbulluar mbi 3.8 milionë pëlqime, duke vendosur një rekord të ri për komentin më të pëlqyer në Instagram, një rekord i mbajtur më parë nga një koment në postimin e Reed Harrington.

Kjo nuk është befasi pasi Cristiano është personi më i ndjekur në platformë me 631 milionë followers.