Sara Gjordeni zbuloi dje se ka shkuar në Kumanovë për të parë nënën e Bardhit. Kjo pasi ai la garën përgjysmë për shkak se iu dha lajmi se e ëma ishte sëmurë në spital.
Ndonëse ajo ngriti dyshime se nëna e Bardhit nuk isjte sëmurë dhe se kjo situatë ishte e stisur nga menaxheri i Bardhit për vëmendje, duket se gjërat kanë ndryshuar.
Fillimisht, Sara ndau një foto krah Bardhit e më pas i dedikoi një postim edhe nënës së tij. Ajo publikoi një foto në Instagram ku shihet duke i mbajtur dorën të ëmës, ndërsa në përshkrim shkroi: “Nëna Selvie”.
View this post on Instagram