Ja ku shkojmë sërish…

Shpesh kohët e fundit është përfolur për krisje të marrëdhënieve mes Arbana Osmanit dhe drejtuesve të Top Channel. Dhe pavarësisht indicieve të ndryshme që kanë çuar në këto zëra, dy palët i kanë hedhur poshtë në një mënyrë a tjetër.

Kështu, jo më larg se disa javë më parë Arbana uroi publikisht në Instagram Lori Hoxhën për ditëlindje.

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-shoë mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, ditën e sotme është vënë re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Dyshja ka pasur një raport shumë të ngushtë shoqëror vite më parë, por prej kohësh nuk i kemi parë të shoqërohen më bashkë.