Një shtëpi e pastër, e organizuar ku çdo gjë është në vendin e vet është ajo çka të gjithë duam, pas një dite të gjatë e të lodhshme pune. Rrobat janë shpesh ato që i gjejmë kudo nëpër shtëpi, duke na dhënë idenë e një shtëpie aspak të rregullt. Proceset e gjata të larjes, koha e tharjes mund të shndërrohen në punë që marrin pafund orë nga dita juaj, duke e shndërruar procesin e larjes së rrobave, pa përmendur hekursojen në makthin tuaj. Kjo mund të kërkojë mund, shumë energji, e mbi të gjitha kohë. Ndodh që jo rrallë herë punët e shtëpisë të marrin kohën më të madhe të fundjavës, por më poshtë do gjeni një pajisje "inteligjente", të vetme që do t'ju ndryshojë përditshmërine tuaj. Kombinimet e Samsung të makinës larëse dhe tharëse do ta kthejë larjen e rrobave në punën tuaj të preferuar.

Riorganizoni gardërobën: Koha për t’i lënë vend pulovrave e veshjeve të ngrohta

Tani jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe me uljen e temperaturave, duhet të mendojmë gjithashtu për riorganizimin e garderobës. Zakonisht gjatë kësaj periudhe gardëroba jonë bëhet më e çorganizuar, veçanërisht nëse kemi shumë rroba. Në rast se keni një kod veshjeje në punë, por gjithashtu do të dëshironit të lehtësoni stresin duke u stërvitur më shpesh, rrobat tuaja sigurisht që do të grumbullohen sa hap e mbyll sytë. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharrëset e kombinuara Samsung. Kombinimi i lavatriçes dhe tharëses Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin. Me kapacitete të ndryshme që variojnë sipas nevojës tuaj ju do të keni mundësinë të lani më shumë rroba dhe dizajni i thjeshtë dhe i sheshtë do të kombinohet më së miri me çdo ambient të brendshëm.

Truk organizmi: Lajini dhe thajini mirë rrobat përpara se t’i paketoni apo ruani diku tjetër; shmangni qeset platike të pastrimit kimik pasi rrezikoni që t'i ndryshoni ngjyrën rrobave tuaja nga ajri i lagësht i bllokuar në çantë; përdorni qese me vakum për të zvogëluar hapësirën që veshjet zënë dhe për materialet me delikate si mëndafshi përdorni çanta prej cope.

Rroba të pastra, shëndet i plotë

Përpara se të arrini në pikën, ku vetëm trajtimi mjekësor mund të jetë efikas, për të parandaluar alergjitë, të gjithë pajtohemi se është më mirë t’i parandalojmë simptomat e alergjive sesa t’i kurojmë. Shmangia me kujdes e alergjenëve është parakusht për kontrollimin e reaksioneve alergjike. Por si t’i shmangni alergjenët?

Larja e rrobave rregullisht është një hap i rëndësishëm në parandalimin e alergjive. Mikroorganizmat e gjallë të cilat ngjiten në veshjet tuaja, pas një xhiroje në natyrë, janë gjithashtu armiqtë që mund të rrezikojnë një shtëpi të pastër dhe të sigurt sepse mund jetojnë në mjedisin tonë. Në mënyrë që të shmangni dhe të parandaloni alergjitë nga këto mikroorganizma, mund të thani rrobat tuaja me ndihmën e tharësve që përdorin ajër të nxehtë. Një bashkëpunëtor i mirë në luftën kundër alergjive mund të jenë lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung, që eliminojnë të gjitha papastërtitë dhe bakteret.

Cikli i higjienizimit me pastrimin me avull përmirëson cilësinë e pastrimit të rrobave dhe eleminon 99.9% të baktereve dhe alergjentëve. Kombinimi i lavatriçes dhe tharëses Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente sipas nevojave tuaj. E nës mendoni se një pajisje e tillë kërkon shumë hapësirë apo një shtëpi moderne, dizajni i thjeshtë dhe i sheshtë i kësaj pajisjsje do të kombinohet më së miri me çdo ambient të brendshëm. Për më shumë informacion rreth produktit vizitoni linkun.