“Ka ardhur momenti të gjej një punë të re…”

"Të largohem jashtë apo të qëndroj këtu..."

“Duhet të provoj diçka jashtë vendit…”

“Nuk jemi të plotësuar me stafin, na duhen më shumë profesionistë…”

“Duhet ta rrisin skuadrën në pak kohë…”

Të gjitha këto krijojnë vazhdimësi dhe gjejnë në përgjigje në atë që quhet agjensi rekrutimi/punësimi.

Kjo na erdhi në vëmendje nga Suzana dhe Mustafai. Ata kanë ndarë suksesin e agjensisë së tyre të rekrutimit, Agility Group Albania, me CLASS dhe na krijuan një qasje më të qartë mbi rëndësinë e bashkëpunimit me ta.

Suzana Aga dhe Mustafa Aga, motër dhe vëlla, njëkohësisht ortakë biznesi, janë me një vizion të qartë: krijimi i një impakti pozitiv në shoqëri në lidhje me gjetjen e profesionit të duhur.

Suzana, ka qenë pjësë e fushës së biznesit për shumë vite, që pas përfundimit të studimeve për Financë Banke. Ajo na tregoi për fillimet e saj dhe për punësimin në një biznes privat në fushën e financës. Derisa mori formimin e duhur profesional në fushën e financës dhe menaxhimit, Suzana u bë ortake dhe administratore në Agility Group Albania dhe themeluese e kompanisë së programimit H&J partners.

Mustafa Aga ka kryer studimet në fushën e teknologjisë dhe informacionit dhe ka marr formimin e duhur profesional për disa vite në fushën e programimit. Mustafai është shumë aktiv në trajnimin e të rinjve për orientimin profesional në fushën e programimit dhe jo vetëm.

Çfarë mësuam për AGA?

Sot ka shumë mundësi dhe kanale komunikimi për gjetjen e personelit. Por nëse kompania juaj nuk e bën këtë në mënyrë profesionale, do të duhet shumë kohë dhe përpjekje për të gjetur dhe punësuar njerëzit që ju nevojiten.

"Menduam se është një kohë e duhur për të hapur një agjensi punësimi e cila bën 3 gjëra:

-       Bashkon punëmarrrësit me punëdhënësit brenda shtetit.

-       Plotëson nevojat e biznesit me punonjës nga jashtë kur nuk mund të gjejnë brenda shtetit

-       Ndihmon shqiptarët që duan një punë jashtë vendit duke ia mundësuar punën dhe të gjithë procesin e bërjes se vizave. "

Mënyra më e mirë, veçanërisht nëse ju duhet të plotësoni pozicionet e lira me cilësi të lartë dhe në kohën më të shkurtër, është t'i drejtoheni profesionistëve, pra një agjensie rekrutimi si Agility Group Albania.

Gjetja dhe punësimi i punonjësve të kualifikuar është një nga pikat kryesore për çdo kompani, e cila mund të rrisë produktivitetin dhe të ardhurat e kompanisë ose të kundërtën. Dhe një rekrutues profesionist dhe me përvojë mund ta bëjë këtë në mënyrën e duhur.

Agjensia Agility Group Albania operon sot aktivisht në fushën e punësimit:

Rekrutim në vendet aziatike dhe rekrutim të punonjësve të ballkanit për shtete të Europës Perëndimore.

Suzana dhe Mustafai, përtej shumë informacioneve me vlerë, të cilat i lexoni mëposhtë, na folën edhe për një projekt të ri:

Krijimi i trajnimeve në fushën e burimeve njerëzore, programim dhe administrim biznesi. Do të përzgjidhen disa persona, individë të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë për këtë shërbim dhe pas trajnimit do të punësohen.

Nga mënyrat se si të arrini të gjeni profesionin e duhur e deri tek paradoksi më i madh i punësimit në Shqipëri, flet AGA:

Motivi kryesor që ju drejtoi në hapjen e një agjensie rekrutimi?

Unë me tim vëlla jemi gjendur të dy shumë mirë profesionalisht në vendin tonë, por fillimet kanë qenë të vështira sepse ishim të paorientuar për tregun e punës. Intuita na ka ndihmuar që t'ja dalim mban.

Nisur nga dëshira që të rinjtë të mos kenë të njejtin rrugëtim të vështirë si ne por t'i ndihmojmë në një orientim profesional të duhur dhe të selektojmë kushtet më të mira të punës menduam të bëjm diçka që të ketë një impakt shumë pozitiv në komunitet.

Jemi kompania e parë e punësimit që nuk faturojmë absolutisht asgjë për kandidatët. Nga ana tjetër duke parë vështirësitë që po haste biznesi në gjetjen e stafit për shkak të emigrimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit menduam që sjellja e stafit nga vendet aziatike do të ndihmonte shumë biznese që pa frikë mund të themi janë në krizë per punonjësit.

3 gjëra që i thoni gjithnjë dikujt që interesohet për t’u punësuar brenda apo jashtë vendit

a.     Vizioni për të ardhmen  (është e rëndësishme që puna që po kërkohet është e përshtatshme me vizionin e punëmarresit për jetën).

b.     Paga – Sigurohemi që paga të jetë brenda pritshmërive të kerkesës së punëmarrësit pasi e dimë që është shumë e rëndësishme dhe motivuese ndër të tjerash.

c.     Komforti dhe ambjenti i punës  – Me anë të intervistës në indentifikojmë nëse një punëmarres do të jetë rehat në kompaninë ku e prezantojme, pra a përshtaten pikpamjet e tij me ato të kompanisë në mënyrë që bashkëpunimi të jetë sa më i mirë për të dyja palët.

Çfarë duhet të ketë parasysh një biznes para se të zgjedhë një agjensi rekrutimi?

Duhet të bejnë kërkime për agjensine rekrutuese, anën profesionale të agjensisë, referencat nga bizneset që kane punuar tashmë me agjensinë. Është shumë e rëndësishme sidomos për punësimet nga vendet e treta të ketë një agjensi që njeh në mënyrë të përsosur ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Të sigurohen që agjensia ka të gjithë licensat e duhura.

Në momentin që një biznes duhet të zgjedh nje agjensi rekrutimi për të bashkëpunuar duhet të marri parasysh që të gjejë një kompani e cila perveçse i prezanton kandidatët për punën që ai do të rekrutojë të marri gjithashtu dhe këshillim në lidhje me kushtet e punësqe ai ofron.

3 fjalë që përshkruajnë Suzanën?

d.     Konsistente- nuk ka një projekt të lënë përgjysmë, n.q.s nis diçka e çon deri në fund.

e.     Perfeksioniste (Shikon çdo gjë në detaj dhe kujdeset që çdo proces të shkojë pa pengesa)

f.      Inovative (Kërkon mënyra dhe detaje të reja inovative për të optimizuar sa më shumë agjensinë.)

3 fjalë që përshkruajnë Mustafain?

-       Vizionar  (Gjithmonë hapat e hedhur në jetë kanë qenë duke u mbështetur në një vizion të caktuar)

-       Student (Gjithmonë ka gjëra për të mesuar dhe jam i hapur drejt njohurive të reja)

-       Mendjehapur ( Çdo ide apo mundësi ia vlen të degjohet dhe pse jo të provohet)

Sfida më e madhe e të qenit motër e vëlla dhe ortak biznesi njëkohësisht?

Sfida më e madhe e të qenit vëlla e motër është vështirësia për të ndarë një marrëdhënie nga tjetra. Mund të ndodhi që një mbledhje familjare të kthehet në mbledhje ortakësh dhe anasjellta.

*Një sekret* që çdo i ri duhet të dijë kur përzgjedh një profesion?

Kur një i ri zgjedh profesionin e tij të jetës duhet të ketë parasysh disa gjera:

-       Të zgjedh një profesion që i pelqen ta ushtrojë (Çfarëdo pune që fillon të bëjë të mundohet ta bëjë me pasion dhe jo anasjelltas.)

-       Të jetë një profesion i cili t'i rezistojë kohës

-       T'i përshtatet cilësive të tij të buta (soft skills)

-       Të eksperimentojë në moshë të re nqs është hezitues në lidhje me disa pozicione dhe të zgjedhë mes tyre.

-       Të mos lidhi një eksperience të keqe që mund të ketë pasur në një kompani me pozicionin në përgjithësi.

Cili mendoni se është paradoksi më i madh i punësimit në Shqipëri?

Paradoks është fakti që ka shumë oferta për punë dhe njëkohësisht shumë të papunë, në kushte normale kërkesa dhe oferta barazohen dhe tregu arrin normalitetin.

Por pse vjen kjo situatë?

Nga punëmarrësi shohim shpesh që edhe pse fillestar duan te trajtohen si dikush me eksperiencë si në aspektin e pagës, kushteve te punës, lirshmërise, etj.

Nga punëdhënësi paradoksi më i madh është refuzimi për ndryshim të kushteve të punës.

Psh mund të ketë një pozicion me disa kushte të caktuara dhe duke ditur që ka deshtuar të rekrutojë me ato kushte refuzon t’i ndryshojë edhe pasi keshillohet ndryshe.

A i keni arritur të gjitha objektivat që keni patur për Agility Group Albania?

Kemi arritur disa por jo te gjitha, pasi n.q.s do i kishim arritur të gjitha d.mt.h që kemi objektiva shumë të vogla.

Vizioni ynë është shumë i madh dhe po rritemi dita ditës.

Qëllimet e reja…

Tashmë do të vijmë me projektin e shumëpritur nga ne ku do te jemi me afer kandidateve me anë të trajnimeve profesionale në fushën e Burimeve Njerezore, këshillimit të karrierës  dhe programimit. Trajnimet do të jene absoulutisht profesionale dhe shumë ndryshe nga çfarë ofron tregu, do të jenë praktike me biznese dhe projekte reale ku të rinjtë do të kenë mundësinë të punësohen pas mbarimit të kurseve. Nga ana tjetër do të vem në jetë projektin social ku çdo personi në nevojë do t'i vihet në disponibilitet zyra jonë për ndjekjen e procedurave ligjore për perfitmin e paketës sociale pa asnjë pagese. Pririoritet do t'i jepet nënave kujdestare.

AGA ofron dhe shërbime në fushën e financës dhe fushën juridike, qëllimi do të jetë ofrimi i shërbimeve juridike falas për te gjitha procedurat ligjore që behen në fushën e ndihmave sociale, kredi e butë etj.

"Grupi ynë është biznes aktiv në fushen imobilare dhe të programimit dhe inteligjences artificiale . Lindi si një biznes i vogel por brenda këtij viti bëhet pjesë e biznesit të madh."

Hapa të sigurtë për një të ardhme më të kthjellët me Agility Group Albania. Kjo është një shenjë që ti duhet të kontaktosh me Suzanën dhe Mustafain :).

Kontakto me Agility Group Albania!