Dy ish-konkurrentët e “Love Island Albania” Glen dhe Artemis, kanë folur për raportin e tyre pas daljes nga vila e dashurisë.

Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan, ata shprehen se marrëdhënia do të vazhdojë, por në mënyrë shoqërore.

Artemis: Besoj se të dy e kemi pasur atë pëlqimin fizik për njëri-tjetrin kështu që po të takoheshim në një mënyrë tjetër, ndoshta në Angli, do bisedonim edhe në anglisht që do na dilte pak më natyrshëm…

Rudina Magjistari: Do ishte më e lehtë për ju ndoshta.

Artemis: Po, besoj se mund të kishin rrjedhur gjërat ndryshe.

Glen: Kam pasur probleme me gjuhën dhe më ka ndihmuar shumë Artemis.

Rudina Magjistari: Nga 1-10,  sa shanse ka që ju të dy të keni një lidhje tuajën kur të shkoni në Angli?

Artemis: Nuk besoj që ka shumë shanse sepse pasi kemi kaluar këtë eksperiencë besoj që më shumë kemi gjetur shoqëri te njëri-tjetri dhe marrëdhënien do e vazhdojmë normalisht, por do jetë një marrëdhënie shoqërore.