Egli Tako ka qenë ditën e sotme e ftuar në "E diell" në rubrikën "Mos i bjer me Top" me Ronaldo Sharkën dhe Erjona Doçin ku ka folur rreth shumë të pathënave.
Ajo ka qenë një nga personazhet më të komentuara të verës pas ndarjes nga Olsi Bylyku dhe ka pasur shumë për të rrëfyer.
Mes të tjerash ajo ka zbuluar se pas ndarjes e kanë ngacmuar edhe personazhe publike. Egli tha se nuk donte të përmendte emra sepse ishin të parëndësishëm.
"Kam pasur mesazhe apo ngacmime nga personazhe të caktuara të showbizit. Ka pasur tentativa, por nuk ka pasur asnjë kthim mbrapsht. Nuk dua të përmend emra sepse nuk dua tu jap rëndësi".- tha ajo.