Reperja Melinda Ademi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi duket se ka zbuluar në mediat sociale lidhjen e saj të dashurisë. Artistja është shumë hermetike rreth jetës private dhe zgjedh mos të ndajë shumë detaje me publikun.

Prej vitesh ajo përflitet për një romancë me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, por reperja nuk ka folur kurrë publikisht rreth këtyre zërave.

Tani ajo ka marrë pjesë në dasmën e motrës së Granitit. Në mediat sociale qarkullojnë foto ku artistja shihet duke kërcyer me nusen. Gjë që përforcon zërat për një lidhje mes tyre.

Po ashtu ajo është parë e afërt edhe me familjarët e tjerë të Granitit, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë serioze.