Më 12 shtator 2023 do të publikohet biografia e re e Elon Musk, e shkruar nga Walter Isaacson, autor, ndër të tjera, i biografisë së Steve Jobs.

Në pritje të daljes në treg të librit, i cili premton shumë zbulime të pabotuara, disa pjesë janë publikuar nga gazeta “Wall Street Journal”.

Mes tyre, flitet edhe për marrëdhënien e vështirë mes Musk-ut dhe vajzës së saj, Vivian Jenna Wilson, e cila ndryshoi seks vitin e kaluar, duke marrë edhe mbiemrin e nënës Justine sepse nuk do të donte më të kishte lidhje me të atin Elon Musk.

Ndërsa Musk fillimisht e quajti veten "optimist" për tranzicionin gjinor, ai më vonë i tha autorit të biografisë së tij se vajza e tij është "komuniste dhe mendon se kushdo që është i pasur është i keq".

Më pas ai vazhdoi duke thënë: “Kam bërë shumë përparime me të, por ajo nuk dëshiron të kalojë kohë me mua”. Shkaku i gjithë kësaj, sipas Musk, duhet t'i atribuohet pjesërisht edhe "Crossroads", shkollës përparimtare të Santa Monikës.

Siç raporton biografi, këto ngjarje mund të kenë ndikuar në idenë e "virusit të mendjes së hapur", të cilin Musk e konsideron një kërcënim për njerëzimin dhe një nga arsyet që do ta kishin shtyrë atë të blinte Twitter, tani X.