A je ti e lirë? Një libër që mund të ketë shumë përgjigje për këtë pyetje

Nga Class 27 August 2023

A je ti e lirë? Një libër që mund të ketë

Një grua e bukur, me një zë të fortë, përsa i përket të drejtave të grave, e anagazhuar në jetën sociale të vendit, aktualisht pedagoge, Xhoi Jakaj ka disa 'fryte' të cilave duhet t'u jepet një vëmendje ndryshe.

Në periudhën 2015-2019, Xhoi (Zoje) Jakaj, ka qenë drejtoreshë e burgut 325 të grave dhe duke qenë se ishte aq pranë mendimeve, ndjesive, historive, sjelljeve, perceptimeve dhe rrëfimeve, pak muaj më parë Xhoi publikoi librin e saj të pestë, Freedom.

A je ti e lirë? Një libër që mund të ketë

Në një bisedë që patëm me Xhoin, kuptuam pasionin e saj të hershëm për letërsinë dhe të shkruarin, për të transmetuar në një mënyrë të pastër, edukative, emocionale dhe të vërtetë, të gjithë situatën që ndodhet përtej hekurave dhe përtej trupit të atyre grave, që tashmë janë pa liri.

Të rrefyera jetë personazhesh, vijnë si kuptim i lirisë së jashtme dhe të brendhshme.

"Liria është një koncept shumë i rëndësishëm, por ka një kosto të lartë edhe për ne njerëzit e lirë."- ka shprehur Xhoi në lidhje me përmbjatjen që ka ky libër.

Freedom ka dhe shumë 'Xhoi' brenda saj.

Gjithashtu kujtojmë edhe librin 'Grua' nga Xhoi, një libër që sjellë një qasje kuptimplotë fizike dhe emocionale ndaj një gruaje.

A je ti e lirë? Një libër që mund të ketë

"Gruaja dashuron gjithmonë bukur, në formën që ka bërë gjithë botën të flasë për të."

Xhoi flet gjithnjë edhe për mënyrën se si e transmeton botëkuptimin që ka tek vajzat e saj:

"Të dy vajzat e mia Xhulia dhe Oriola Marashi e vlerësojnë lirinë dhe paranë që vjen nga puna, vlerën e së cilës ua kam kultivuar me kujdes gjatë rritjes dhe mendoj se tashmë është bëre pjesë jete."

Me pak fjalë, kujtimet dhe shkrimet e Xhoi Jakaj janë një vlerë e shtuar për shoqërinë, që na japin një pikëpamje më të qartë për realitetin dhe për më tepër na bëjnë të kuptojmë më shumë për lirinë tonë. A jam unë e lirë?!

A je ti e lirë? Një libër që mund të ketë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon