Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar dhe më pas është liruar.

Ndërkaq i gjjthë ekipi i tij është nën hetim duke përfshirë Ray Smith, një avokat që më parë përfaqësonte Trump në Gjeorgji, Rudy Giuliani, i cili shërbeu si avokat personal i Trump, Jenna Ellis, Sidney. Powell, ish-udhëheqësja e Partisë Republikane të Gjeorgjisë, Cathy Latham, avokati i fushatës së Trump, Kenneth Chesebro, ish-udhëheqësi i Partisë Republikane të Gjeorgjisë, David Shafer, vëzhguesi republikan i sondazheve Scott Hall, ish-avokati i Trump, John Eastman, Harrison Floyd dhe ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.

Trump u arrestua në burgun e Qarkut Fulton me akuzat shtetërore se ai komplotoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Gjeorgji.

Atij iu morën shenjat e gishtave dhe një foto e cila më vonë u publikua.

Trump po përballet me 13 akuza të veçanta në Gjeorgji, duke përfshirë një akuzë për shantazh dhe disa akuza për mashtrim dhe deklarata të rreme.