Në një mbrëmje të premte gushti, sheshi që ka dëgjuar artistët nga më të mirët shqiptarë e të huaj, u kthye në një qytet brenda qyteti për orë të tëra. 

Mijëra fansa, pa e tepruar të të gjitha moshave, lanë në Tiranë e qytete të tjera streset e përditshmërinë e tyre, për tu bërë pjesë e adrenalinës, energjisë së mirë, gëzimit e nostalgjisë së "Alpha City". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Edhe këtë vit Noizy ia doli të bëjë bashkë disa nga emrat më të mirë të momentit në muzikën shqiptare (Ledri Vula, Elvana Gjata, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Dhurata Dora, Ylli Limani, Elai, Varrosi, Stresi, Era Istrefi, Elgit Doda, Buta), solli nga përtej kufijve artistë si BM, Ghali, Rayvanny, e riktheu në skenë disa nga grupet dhe individët "old school" (West Side Family, Stine, Rudi, Mr.Elvis), duke sjellë një shfaqje të kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës. 

Sfidë e vështirë për një artist! Por, Noizy e bën të duket e lehtë. 

Performancat live të shoqëruara nga orkestra e përbërë nga artistë nga 20-23 vjeç, krijuan një festë që i kapërceu kufijtë e koncerteve tradicionale rap.  

Do ndalesha te performanca e secilit, por sot dua të them disa fjalë për MOM, njeriun e mbrëmjes, i cili krijoi me performancën LIVE mbi 1 orëshe një tjetër dëshmi të statusit të tij si një artist që thyen kufijtë. Performanca e Noizyt ishte më shumë se energjike, me reperin që dhuroi një "udhëtim" nëpër diskografinë e tij, duke shfaqur evolucionin e tij si një nga zërat më me ndikim në repin shqiptar. 

Ah! Hyrja... ishte ndoshta më e veçanta, pasi nisi me një pjesë nga kënga që Noizy i ka dedikuar të bijës vite më parë, "Noku i vogël". Padyshim kënga më personale dhe e ndjerë e reperit.

E duke qenë se jemi te emocionet e bukura që nuk munguan mbrëmjen e djeshme... menjëherë pas daljes në skenë Noizy u afrua drejt nënës së tij për ta përshëndetur. "Erdha të shoh pak mamin, se kam një javë pa e parë. Ku është mami? Të dua!"- ishim fjalët e Noizyt, që mund t'i përshkruaj thjesht me një emoji me sy me lot. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Përtej pritshmërive të mia në fakt, performanca e tij ishte një ndërthurje mes intimes dhe adrenalinës, me artistin që kalonte krejt natyrshëm mes këngëve personale dhe atyre dinamike, duke elektrizuar audiencën.  

Ndërsa Noizy performonte këngë nga fillimet e karrierës te këngët e albumit "Alpha", që i ndan një hendek më shumë se 15 vjeçar, të pranishmit u bashkuan me të në unison. Ishte një rikujtesë e fuqishme se si muzika mund të unifikojë, të argëtojë dhe të edukojë... 

"Kam përshtypjen se vetëm ata që janë mbi 30 vjeç e kujtojnë këtë këngë!"- tha Noizy para se të këndonte "OTR me zemër". Por, surprizë: kënga u këndua njëzëri nga të gjithë. 

"Alpha do të thotë se je lider, "alpha male"; dikush që shkon e merr diçka, nuk e pret; dikush që, edhe pasi e merr diçka nuk e mban për vete, por e ndan me të tjerët; dikush që çan vet para dhe u thotë të tjerëve: “Mund të vini, se gjithçka është e sigurtë.”- e ka përshkruar Noizy termin me të cilin është identifikuar së fundmi. Dhe, zëri i Zlatan Ibrahimovic brenda meje do thoshte: Noizy, nuk është Alpha, Alpha është Noizy. 

Disa mund të kenë gjërat e tyre për të thënë për një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës shqiptare në dy dekadat e fundit. Por sa më shumë Noizy performon, duke i dhënë frymë të re klasikëve të vjetër, një gjë bëhet e qartë: Është vërtet e vështirë të mos e pëlqesh këtë djalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)