Dua Lipa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj copëza momentesh nga pushimet e saj verore krah partnerit, regjisorit Romain Gavras.

Teksa duket se po shijon cdo moment në Snifos të Greqisë, shoqëruesit e këngëtares kanë qenë edhe librat.

Ajo ka publikuar librat që është duke lexuar nën rrezet e diellit dhe bëhet fjalë pikërisht për literaturë shqiptare nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare.