Ndërkohë që gjatë merkatos së futbollit për 2023 të gjithë po hamendësojnë se kujt ekip do t’i pëkasë Mbappe tashmë, futbollisti është duke shijuar pushimet pas një sezoni të suksesshëm.
Në disa foto të bëra virale në rrjet, Kylian u pa krah një vajze misterioze, gjë që krijoi aludimet për një romancë të mundshme. Por, jo! Në të vërtetë ajo është kunata e francezit, Melissa Gateau. Kjo e fundit po e shoqëron futbollistin me pushime.
Kunata e Mbappe është e apasionuar pas modës dhe punon si stiliste. Ajo madje ka atelijen e saj ‘L’atelier Style De Melsi’ dhe marka e saj e veshjeve quhet ‘M | Style dhe Mode’.