Olsi Bylyku ka konfirmuar për herë të parë ndarjen nga Egli Tako, me të cilën ishte në një marrëdhënie prej rreth 4 vitesh. 

Në emisionin 'Më lër të flas', Olsi i është përgjigjur pyetjes për të cilën është aluduar shumë:

'Kush është arsyeja e ndarjes?'

Olsi e ka mohuar që njëri prej tyre ka gabuar, gjithashtu ka mohuar edhe lajmin se arsyerja e ndarjes ka qenë nëna e tij.

"Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë." - është përgjigjur ai.