Dita e sotme është Dita Ndërkombëtare e Baballarëve. Njerëz të shumtë kanë zgjedhur të tregojnë dashurinë e mirënjohjen e tyre ndaj baballarëve edhe në mediat sociale. 

Përjashtim nuk bën as Dua Lipa, e cila si gjithmonë di të bëj dedikime unike. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një artikull në gjuhën shqipe për të atin. Artikulli në fjalë është shkruar shumë vite më parë kur Dukagjini ishte ende nxënës në shkollën e muzikës dhe flitet për talentin e tij në fusha të ndryshme. 

Krah tij Dua shkruan: "Rikthe comboverin(modelin e flokëve në foto). Gëzuar Ditën e Baballarëve shoku im më i mirë " 

Më pas ajo ka ndarë edhe një foto të Dukagjinit ku shihen duke drekuar.